
Prej kohësh tashmë Shkupi është përfshirë nga një protestë masive e studentëve shqiptarë të Fakultetit Juridik në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkuan zbatimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës amtare në provimet e diplomimit.
Ndërkohë një prej organizatorëve të kësaj proteste, studenti Çlirim Iseni, ka ndarë disa pamje shqetësuese në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku një tog i një formacioni të policisë speciale të RMV-së, me shumë brohoritje nacionaliste parakalon nëpër lagje urbane nëpër Kumanovë.Mirëpo, kjo nuk ka për t’i ndalur sutdentët shqiptarë, sipas asaj që bën me dije Çlirimi, i cili shkruan ndër të tjera: “ne do të ishte e qartë: ne vazhdojmë në çdo formë dhe rrugë paqësore e demokratike drejt realizimit të së drejtës sonë legjitime — Gjuha shqipe zyrtare. Rikujtim: Çdo herë kur rregjimi jugosllav tentonte të shtypte ndonjë lëvizje studentore, ajo bëhej edhe më e fuqishme!”Postmi i plotë:
Pikërisht dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i një formacioni të policisë speciale të RMV-së, me shumë brohoritje nacionaliste parakalon nëpër lagje urbane nëpër Kumanovë.
Dyshimet janë nësë dikush synon që të dërgon ndonjë mesazh kërcënues apo “rastësi”.
Përgjigja nga ne do të ishte e qartë: ne vazhdojmë në çdo formë dhe rrugë paqësore e demokratike drejt realizimit të së drejtës sonë legjitime — Gjuha shqipe zyrtare.
Rikujtim: Çdo herë kur rregjimi jugosllav tentonte të shtypte ndonjë lëvizje studentore, ajo bëhej edhe më e fuqishme!
Diversiteti kulturorë gjithmonë ka qenë vlerë e shtuar e këtij shteti.
Ndërsa kohezionin ndëretnik gjithmonë e kanë rrezikuar pikërisht ata që është dashur ta kultivojnë — shteti.
Le të kujdesemi për shtetin lojal dhe demokratik për të gjithë, duke ruajtur orientimin Euro-Atlantik të vendit si kurs i vetëm në kontekstin gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut.
“Shqipja do të bëhet se s’bën ndryshe.”
