OSHEE lë në errësirë Ministrinë e Brendshme dhe qendrën e Tiranës, habiten turistët

Një ndër­pre­rje e energjisë elek­trike la për rreth 30 min­u­ta në errësirë Min­istrinë e Brend­shme, një pjesë të qen­drës së Tiranës, si edhe disa biz­nese dhe ambi­ente shër­bi­mi në zonë.

Sit­u­a­ta shkak­toi habi edhe te tur­istët që ndod­heshin pranë sheshit qen­dror dhe zonës së Bunk’Art, të cilët u sur­prizuan nga munge­sa e energjisë në zemër të kryeqytetit.Sipas OSHEE-së, prob­le­mi u shkak­tua nga një avari në nën­sta­cionin “Qendër”.

Oper­a­tori i Shpërn­dar­jes së Energjisë Elek­trike bëri të ditur se ekipet ndërhynë men­jëherë dhe rik­thyen furniz­imin me energji në zonat e preku­ra pas disa min­u­tash.