Ryshfet dhe korrupsion në policinë e Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

Saga e ndër­timeve pa leje në Sarandë dyshohet se fsheh një zinx­hir të gjerë ngjar­jesh krim­i­nale, që lid­hen me kon­flik­te për pronën dhe përf­shir­je të struk­tu­rave të dyshuara krim­i­nale në zonë.

Sipas burimeve het­i­more, prona ku po kry­heshin punimet rezul­ton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçaj, i cili më herët është vrarë pas një shpërthi­mi me tri­tol në autom­jetin e tij në tetor 2025.

Het­ue­sit dysho­jnë se pas aten­tatit mund të qën­dro­jë një grup krim­i­nal me bazë në Kamëz, i cili po ver­i­fiko­het edhe për përf­shir­je në episode të tjera krim­i­nale në Sarandë.

Në këtë pronë, sipas het­imeve, po ndër­to­hej një struk­turë tur­is­tike që syn­onte të vihej në funk­sion gjatë sezonit veror.

Po ash­tu, dyshohet se për lejimin e ndër­tim­it janë dhënë rysh­fete ndaj disa drejtuesve lokalë të poli­cisë.

Për këtë çësht­je, Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore ka ndalu­ar shefin e Komis­ari­atit të Poli­cisë Sarandë, së bashku me tre vartës të tij, të dyshuar për shpër­dorim detyre dhe përf­shir­je në skemë kor­rup­tive që ka lejuar vijimin e punimeve.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook

Hetimet vijo­jnë për të zbard­hur plotë­sisht lid­hjet mes pronës, ngjar­jeve krim­i­nale dhe per­son­ave të përf­shirë në këtë çësht­je.