FOTO/ Fabjola Elezaj takon prindërit e Adionit në Gjakovë!

Lid­h­ja mes Adion­it dhe Fab­jolës po for­co­het gjith­n­jë e më shumë pas për­fundim­it të rrugë­tim­it të tyre në ‘Fer­ma VIP 3’.

Çifti po tre­gon se ndjen­jat e tyre nuk kanë mbe­tur vetëm bren­da ekran­it, por kanë vijuar edhe në jetën reale, duke hed­hur hapa të rëndë­sishëm drejt së ardhmes së për­bashkët.

Vetëm pak ditë më parë, Adioni ndau me ndjekësit në Insta­gram një moment të veçan­të, ku tre­goi se kishte udhë­tu­ar drejt Malë­sisë së Mad­he për të takuar famil­jen e part­neres së tij dhe kishte mar­rë mira­timin e tyre, duke i kërkuar zyr­tar­isht dorën Fab­jolës.

Pas këtij momen­ti emo­cional, edhe Fab­jo­la ka bërë hapin e rad­hës.

Ajo ka udhë­tu­ar drejt Kosovës, në qytetin e Gjakovës, vendlind­jen e Adion­it, për të takuar famil­jen e tij.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook

Sipas pam­jeve të pub­likuara në rrjetet sociale, çifti shfaqet i lum­tur së bashku me prindërit e Adion­it, në një atmos­ferë të ngro­htë famil­jare.

Të buzëqeshur dhe duke ngrit­ur dollinë, ata tre­go­jnë mar­rëd­hënie të mira dhe një prit­je të ngro­htë famil­jare, duke kon­fir­muar se Fab­jo­la është mirëprit­ur në famil­jen e part­ner­it të saj.