Skenari/ Pse e shpikën Grida Duma dhe Mirlinda Karçanaj videon me Ergys Agasin

Skenari/ Pse e shpikën Gri­da Duma dhe Mir­lin­da Karçanaj videon me Ergys Agasin
Inter­vista e Mir­lin­da Karçana­jt u për­poq të ndër­tonte imazhin e një vik­time të linçuar nga “videot” e pub­likuara në media, por në realitet këto video nuk ekzis­to­jnë, ndër­sa dos­ja e SPAK-ut foku­so­het te mar­rëd­hëni­et e saj me Ergys Agasin dhe oper­a­torë ekonomikë të lid­hur me ten­der­at e AKSHI‑t.Pjesë përm­ba­jtë­sore e ske­nar­it për inter­vistën e Mir­lin­da Kar­cana­jt me Gri­da Dumën ishte prek­ja emo­cionale që duhej trasme­t­u­ar medoe­mos tek pub­liku, me qël­lim që drej­tore­sha e Edi Ramës ta përm­byste imazhin e gruas, që rezul­ton të jetë bërë pjesë e një orga­ni­zate krim­i­nale që mer­rte peng biz­nes­menët, kur këta gux­onin të mos bindeshin.

Lotët që rrjed­hin në faqe, rrë­fi­mi me zërin e drid­hur apo vështirësia në të folur ishin pjesë e këtij ske­nari për të ndër­tu­ar pro­fil­in e Mir­lin­da Karçana­jt, si atë të një gru­a­je në ditë të vështi­ra, jo si drejtues­ja e një insti­tu­cioni shtetëror që menax­ho­hej nga kri­mi dhe nga ban­ditët­Por si në çdo akt teatral, kur nis per­for­man­ca mund të ndod­hin rrëshqit­je nga realiteti dhe kjo u pa në inter­vistë tek një fakt i paqenë për të cilin u fol nga të dyja anët e mikro­fonit. Në inter­vistë (KLIKO KETU) në min­utën 22 e 31 sekon­da, Gri­da Duma merr të mirëqenë një video të regjistru­ar në zyrën pri­vate të Ergys Aga­sit dhe që sipas saj, “pub­liku e ka parë qin­dra mijëra herë”.

“Çfarë i duhet thënë pub­likut për videon që ka parë me mijëra dhe me qin­dra mijëra herë, kur ju shfaqeni në zyrë dhe jeni duke bise­d­uar per­son­al­isht, miqë­sisht etj etj?” pyet Gri­da Duma.Çdo gaze­tar aktu­al­isht e di se një video e tillë nuk është pub­likuar në asnjë media. Ekzis­ten­ca e tyre dihet, dhe u për­ket kam­er­ave të fshe­hta të Ergys Aga­sit, por e vërte­ta është se në media deri tani kanë dalë foto që janë mar­rë nga dos­ja e SPAK me diçi­tu­rat përkatëse.Por në vend se ta kor­rigjonte këtë detaj që e ngarkonte edhe më shumë imazhin e saj, Mir­lin­da Karçanaj vazh­doi të fliste sikur edhe ajo e dinte për këto video që ishin trans­me­t­u­ar në media. Vetëm se në përgjig­jen e saj, ajo e shfry­të­zoi këtë për t’u ankuar mbi abuzimet që ishin bërë nga “fab­rikue­sit e lajmeve”, e kra­ha­soi veten me një njeri të kohëve të inkuizicionit “të mar­rë zvar­rë në rrugë” dhe për­men­di famil­jen e shkatër­ru­ar.

Përgjigjia e saj ishte në sinkron me Gri­da Dumën, sikur pub­liku të kishte parë ndon­jë video dhe sikur të ishte abuzuar në media duke shkak­tu­ar një dramë famil­jare.

“Një nga momentet më të rën­da të kësaj his­to­rie hor­ror është mënyra se si një moment I shkëputur dhe pa kon­tekst të plotë u mor edhe u kthye në një nga ato krimet e supozuara të kohës së inkuizicionit kur njeriu bëhet objekt I një abuz­i­mi dhe tërhiqet zvar­rë nëpër rrugë. Cfarë video ishte ajo? Më fal!Madje në një moment, Gri­da Dumës i shpë­toi një pyet­je jashtë ske­nar­it “Kush ka abuzuar me këto video?”. Karçana­jt nuk i lëviz asnjë muskul. E përqën­dru­ar tek fle­ta që kishte në pre­hër, ajo nuk u përgjigj, por vazh­doi fjalë për fjalë atë që kishte mësuar para­prak­isht, por­si një kukull e kur­dis­ur.

Çfarë video ishte ajo? Po flasim për një takim që unë e kam deklaru­ar që në herën e parë që u mora në pyet­je nga prokuro­r­ia e posacme, që në 3 dhje­tor 2025 dhe megjithëse në atë video, copëz video nuk mer­ret vesh asgjë, unë sqaro­va cfarë ështës thënë, sqaro­va kon­tek­stin, sqaro­va rrethanat. Pra nuk ishte dic­ka që u zbu­lua dhe unë u dety­ro­va ta pra­noj. Ishte dic­ka që unë e vetëdeklaro­va pa e ditur fare që ajo copëz filmike pas­taj do të kthe­hej në mate­r­i­al nga fab­rikue­sit e lajmeve dhe do të shndër­ro­hej në një kap­je në fla­grancë e një grupi krim­i­nal. Unë nuk dua të qahem këtu Gri­da, por kush për­dor frag­mente të tilla për të ndikuar opin­ion­in, për të kri­juar avan­tazhe ka një përgjegjësi shumë të mad­he, po përgjegjësi shumë të mad­he sepse shkatër­ron famil­je, shkatër­ron jetë njerëzish dhe kri­jon një damkë që mund të jetë edhe me paso­ja fatale për një famil­je.” u shpreh Karçanaj.Eshtë e ditur tan­imë që Ergys Agasi, kishte një kam­era të fshe­htë në zyrën e tij, ku mes të tjerëve është fil­muar Mir­lin­da Karçanaj. Por filmimet janë ende në SPAK dhe në media kanë rrjed­hur vetëm disa foto, larg kon­tek­stit që e sol­lën Gri­da Duma dhe Mir­lin­da Karçanaj.

Realiteti është se imazhet në dos­jen e SPAK, kur Karçanaj gjen­det në zyrën e Aga­sit, aty flitet për ten­der­at e AKSHI‑t dhe oper­a­torë të tjerë ekonomikë që kishin intere­sa tek ky institucion.Madje në një nga fotot, që është pjesë e dos­jes, në prani të Mir­lin­da Karçana­jt, Ergys Agasi ka thënë sipas tranksrip­tit të SPAK se “…pro­jek­ti bën 2 mil­ion, ne do ta bëjmë 4”.

Në një diçi­turë tjetër Mir­lin­da Karçanaj është duke folur në tele­fon dhe SPAK ka zbard­hur fjalët “Që e kërko­jnë edhe zyr­tar­isht..”

Kur flitet për natyrën e mar­rëd­hënies mes Mir­lin­da Karçana­jt dhe Egys Aga­sit, nuk ka asnjë hamendësim tjetër, përveç asaj që për­shkruhet si pjesë e skemës së për­fitim­it të par­ave të paligjshme.

Në dos­je, Karçanaj ka rrë­fy­er takimet me Ergys Agasin dhe ka deklaru­ar se ka raport miqë­sor, ka njo­hje të vje­tra dhe e ka takuar disa herë në zyrën e tij, për çësht­je pri­vate. Lid­hur me shte­tasin Ermal Beqiri, znj. Karçanaj ka deklaru­ar se e ka takuar njëherë rastë­sisht në zyrën e z. Agasi, ku z. Agasi donte të bënte një part­ner­itet me një kom­pani izraelite.“Raport miqë­sor nuk kam me asnjë por për t’i njo­hur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqëro­hem me ndon­jë oper­a­tor ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një oper­a­tor ekonomik të cilin e kam takuar rastë­sisht në zyrën e një të njo­hu­rit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një kon­sulence pri­vate, konkretisht në zyrën e shte­t­a­sit Ergys Agasi, me të cilin kam njo­hje të vje­tra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çësht­je pri­vate. Ergysi do të bënte një part­ner­itet që donte të bënte me një kom­pani izraelite, dhe më pyeti për një zgjed­hje teknike. Në këtë amb­jent ka qenë dhe shte­tasi Ermal Beqiri, i cili rezul­toi në mënyrë rastë­sore prezent në këtë takim” ka treguar Mir­lin­da Karçanaj.

Pikër­isht për takimet me Ermal Beqirin dhe me Ergys Agasin, si dhe për ndërhyr­jet e supozuara në sis­tem për të favorizuar kom­pan­itë e tyre, SPAK e ka përf­shirë Mir­lin­da Karçana­jn si pjesë të grupit krim­i­nal, por pa hamendë­suar në asnjë moment asgjë tjetër. Ndryshe ka ndod­hur në dos­je të tjera, kur prokurorët janë treguar “të papërgjegjshëm” me kast duke cënuar të pan­de­hur të tjerë për jetën e tyre pri­vate dhe ky duket të ketë qenë qël­li­mi i për­mend­jes së një video­je që po në xhi­ron dhe që “pub­liku e ka parë qin­dra mijëra herë”?!!!Ideja e linçim­it pub­lik ishte e nevo­jshme për të real­izuar ske­nar­in e prod­him­it të një vik­time, atë që portretizon një grua të abuzuar nga medi­at, një nënë që mban mbi supe peshën e gabimeve të një drejtësie të re, por së fund­mi edhe me një famil­je të shkatër­ru­ar nga videot e pub­likuara në media nga “fab­rikue­sit e lajmeve”.

Por ske­nar­it i mungon një detaj i vogël, video nuk ka. Të pak­tën deri tani, përveç Gri­da Dumës dhe Mir­lin­da Karçana­jt që e për­mendin me aq dramë, pub­liku nuk është njo­hur me ekzis­tencën e tyre. Dhe nëse i heqim këtë mjeg­ull emo­cionale, me lot dhe linçime të paqe­na nga opin­ioni, Mir­lin­da Karçanaj mbetet vetëm për­para disa akuzave të rën­da të Kodit Penal të cilave nuk u dha përgjig­je, si shkel­je të barazisë në ten­dera, grup I struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale.