SPAK lëshon fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare

Prokuro­r­ia e Posaçme a lëshuar një fletëthirrje të dytë për ish-fut­bol­listin e Kom­bëtares shqiptare, Igli Tare, duke kërkuar me çdo kusht që të mar­rë dësh­minë e tij, për hetimet ndaj ish-zëvendëskryem­i­nistres Belin­da Bal­luku.

“Dësh­mia e tij kon­sidero­het e rëndë­sishme për het­imin, krye­sisht në drej­tim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK, rapor­ton media VNA.Nevoja për të pyetur Igli Taren ka ard­hur men­jëherë pas disa kon­trolleve që u ushtru­an tek famil­jarë të ish-zëvendëskryem­i­nistres dhe biz­nes­menë të ndryshëm, ndër­sa het­ue­sit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezi­den­ciale në Dri­mad­hes.

Më herët, SPAK fir­mosi fletëthirrjen e parë për ish-fut­bol­listin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë ven­dit dhe nuk mori dijeni.

Në fletëthirrjen e dytë, het­ue­sit kon­fir­mo­jnë se janë mar­rë masat që Tare të mar­rë njoftim.SPAK po e het­on Belin­da Bal­lukun si të dyshuar për shkel­je të barazisë në pro­ce­du­rat e ten­derëve pub­likë, veprim­tari që lid­het me një sërë pro­jek­te infra­struk­tur­ore, përf­shirë ndër­timin e tunelit të Llog­a­rasë dhe pro­jek­te të tjera në lid­hje me Unazën e Tiranës dhe seg­mentet rru­gore të qytetit.