
Një lidhje që u përfol për muaj të tërë dhe që u kthye në një nga temat më të komentuara të verës së kaluar, duket se këtë verë do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Por këtë herë, jo për romancë.
Bëhet fjalë për Sara Hoxhën dhe Erik Fullanin, çiftin që për një kohë të gjatë u pa si i pandarë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar. Mirëpo, së fundmi, detaje të vogla në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime se mes tyre gjithçka mund të ketë marrë fund.Sara dhe Erik nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një lëvizje që në botën e sotme digjitale shpesh lexohet si më shumë se një rastësi. Madje, burime pranë Newsbomb kanë “pëshpëritur” se njëri prej tyre mund të ketë shkuar edhe më tej, duke bërë “block” tjetrin.
E dimë mirë që në epokën e Instagram-it, një “unfollow” mund të thotë shumë, por një “block” është thuajse një deklaratë më vete. Për momentin, as Sara dhe as Erik nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra, duke lënë vend për aludime dhe komente të shumta.A është kjo thjesht një krisje e përkohshme apo fundi i një prej historive më të përfolura të showbiz-it shqiptar? Kjo mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, emrat e tyre duket se do të vazhdojnë të jenë pjesë e bisedave edhe këtë verë.