Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Ndër­sa protes­ta qytetare kundër qev­erisë hyri sot në ditën e saj të 12-të, Par­tia Social­iste ka nisur mobi­liz­imin e struk­tu­rave për 35-vje­torin e theme­lim­it, aktivitet që do të zhvil­lo­het më 12 qer­shor (nesër) në orën 17:30, në Sheshin Italia në Tiranë.

Sipas një mesazhi të shpërn­darë në struk­tu­rat e PS-së në krye­qytet, është kërkuar angazhim mak­si­mal nga orga­ni­zatat social­iste për të sig­u­ru­ar pjesë­mar­rje sa më të lartë në aktivitet.

Në mesazhin e shpërn­darë thuhet se çdo Orga­ni­za­të Social­iste duhet të garan­to­jë pjesë­mar­rjen e pesë anë­tarëve, sipas objek­ti­vave të për­cak­tu­ara për secilën njësi, ndër­sa kryetarët e orga­ni­zatave janë udhëzuar të paraqiten së bashku me gru­pet e tyre në sek­torët e cak­tu­ar.

“Për­shën­de­t­je shokë e shoqe, Pas takim­it të zhvil­lu­ar me Drejtue­sen Poli­tike të Qarkut Tiranë, Oger­ta Man­a­s­tir­liu, ju për­c­jel­lim ori­en­timet lid­hur me orga­niz­imin e aktivitetit të madh që do të zhvil­lo­het më12 qer­shor,
ora 17:30,

Sheshi Italia.

Për shkak të rëndë­sisë së veçan­të të këtij aktiviteti, kërko­het angazhim mak­si­mal nga të gjithë kryetarët e orga­ni­zatave, për të garan­tu­ar një pjesë­mar­rje sa më të lartë dhe një për­faqësim din­ji­toz të Një­sisë nr. 2.

Çdo Orga­ni­za­të Social­iste duhet të sig­uro­jë pjesë­mar­rjen e 5 anë­tarëve, sipas objek­tiv­it të për­cak­tu­ar për real­iz­imin e kuotës së një­sisë.

Ditën e aktivitetit, çdo kryetar orga­ni­zate duhet të paraqitet në sek­torin e për­cak­tu­ar për Njës­inë nr. 2 së bashku me 5 anë­tarët e një­sisë.”

Nga ana tjetër, protestue­sit që prej 12 ditësh mblid­hen para Kryem­i­nistrisë kanë par­ala­jmëru­ar vazhdimin e protestës edhe ditën e nesërme në orën 18:00.

Ata kanë bërë thirrje që qyte­tarët, përf­shirë edhe punon­jësit e admin­is­tratës pub­like, të bojko­to­jnë aktivitetin e orga­nizuar nga mazho­ran­ca dhe t’i bashko­hen protestës.

Sipas orga­ni­za­torëve të protestës, tubi­mi i përdit­shëm po tërheq mbështet­je në rrit­je, ndër­sa kërke­sa krye­sore mbetet dorëhe­q­ja e kryem­i­nistrit Edi Rama dhe largi­mi i qev­erisë.

Mbetet për tu parë ditën e nesërme nëse do ketë pro­vokime nga ana e social­istëve dhe nëse qyte­tarët do e bojko­to­jnë këtë mit­ing.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading