Përplasja me ministrin e Financave, i cili i numëroi 17 kompanitë; Shehaj përjashtohet nga seanca

Min­istri i Finan­cave Petrit Malaj i kërkoi sot deputetit dhe kreut të Par­tisë Mundësia, Agron She­haj, që t’i japë disa sqarime qyte­tarëve shqip­tarë për pasur­inë e tij.

Në inter­pelancën e kërkuar nga She­haj, min­istri Malaj pyeti deputetin se “cila është lid­h­ja jote, e bashkëshort­es tënde apo e vël­lait tënd me kom­pan­itë Inter­com Data Ser­vice apo North Ëind?”

Dua t’u deklarosh shqip­tarëve se si, me kom­pan­itë e tua, ke zgjed­hur që të mos deklarosh mënyrën se si i trans­fer­on fitimet e tua jashtë këtij ven­di dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh infor­ma­cionin që të kërko­het nga Admin­is­tra­ta Tati­more?

Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqip­tarëve se cila është lid­h­ja jote, e bashkëshort­es tënde dhe e vël­lait tënd, me 17 kom­pani të hapu­ra jashtë Shqipërisë?

Pyet­ja ime ishte përse këto 2 kom­pani, të lid­hu­ra me bashkëshort­en dhe vël­lain tënd, refu­zo­jnë të japin infor­ma­cion për mënyrën se si trans­fer­o­jnë fitimet jashtë këtij ven­di?

Per­soni që shfry­të­zon shqip­tarët dhe që nuk paguan asgjë në këtë vend, po ka zgjed­hur të pagua­jë tak­sa jashtë ven­dit.

Po të duash, mund të të kaloj të 17 kom­pan­itë dhe kush është admin­is­tra­tor i këtyre kom­panive të regjistru­ara jashtë këtij ven­di”,- tha min­istri Malaj.

Kreu i Par­tisë Mundësia humbi vetëpërm­ba­jt­jen për shkak të pyet­jeve të min­istrit Malaj dhe fil­loi të fyente këtë të fun­dit, ndaj për këtë arsye She­haj u për­jash­tua nga sean­ca plenare e ditës së sotme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading