Heqja e “non gratës” për kryetarin e opozitës/ Analisti: Nuk mjafton, duhet transparencë e plotë për dosjen e Berishës

Anal­isti Agim Baçi ka komen­tu­ar zhvil­limet e fun­dit lid­hur me sta­tusin e ish-kryem­i­nistrit Sali Berisha ndaj Shteteve të Bashkuara, duke thek­suar se çësht­ja nuk duhet të reduk­to­het vetëm te mundësia e udhë­tim­it të tij në Amerikë, por te sqari­mi i plotë i akuzave që kanë shoqëru­ar shpall­jen “non gra­ta”.

I ftu­ar në një inter­vistë tele­vizive për “Ora News”, Baçi u shpreh se do të ishte një lajm poz­i­tiv për Shqipërinë nëse sta­tusi i Berishës do të ishte zgjid­hur për­fundimisht, por shtoi se ende ka shumë paqartësi mbi arsyet dhe paso­jat e vendim­it.

Sipas tij, qyte­tarët shqip­tarë kanë të drejtë të dinë nëse Berisha kon­sidero­het ende nga SHBA si një per­son që ka min­uar demokrac­inë apo është përf­shirë në kor­rup­sion, pasi ky është thel­bi i debatit pub­lik.

“Për votue­sit shqip­tarë nuk është me interes nëse Sali Berisha udhë­ton apo jo drejt SHBA-së, por nëse ai kon­sidero­het ende apo jo si min­ues i demokracisë. Ky është thel­bi i çësht­jes”, u shpreh Baçi.

Ai kuj­toi se edhe më herët ka kërkuar hap­jen e plotë të dos­jes së Berishës nga Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit, duke e kon­sideru­ar këtë shumë më të rëndë­sishme se vetë heq­ja e kufiz­imeve për udhë­tim.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading