Protestuesit mbushin bulevardin, turma shtrihet deri në Sheshin “Skënderbej”, mbushen edhe shkallët e Piramidës

Bule­var­di “Dësh­morët e Kom­bit” është mbushur me protestues pas­diten e kësaj të shtune gjatë protestës së zhvil­lu­ar para Kryem­i­nistrisë në Tiranë.

Num­ri i pjesë­mar­rësve ka bërë që tubi­mi të shtri­het përg­jatë gjithë bule­vardit, ndër­sa sipas pam­jeve nga ter­reni dhe rapor­timeve të orga­ni­za­torëve, tur­ma e qyte­tarëve ka arrit­ur deri në zonën e Sheshit “Skën­der­bej”.

Pam­jet e sig­u­ru­ara nga pika të ndryshme të krye­qytetit tre­go­jnë një prani të kon­siderueshme të protestuesve në qendër të Tiranës.

Një pjesë e qyte­tarëve janë ngji­tur edhe në ambi­en­tet e jashtme të Piramidës për të ndjekur zhvil­lim­in e tubim­it.

Protes­ta, e cila po zhvil­lo­het për­para god­inës së Kryem­i­nistrisë, ka mbled­hur qyte­tarë nga zona të ndryshme të ven­dit, ndër­sa në tubim janë mba­j­tur fjal­ime dhe janë shfaqur pankar­ta me mesazhe kundër qev­erisë.

Pjesë­mar­rësit kanë shpre­hur qën­drimet e tyre lid­hur me sit­u­atën poli­tike dhe ekonomike në vend, ndër­sa gjatë gjithë protestës janë dëgjuar thirrje që kërko­jnë largimin e qev­erisë.

Tubi­mi po zhvil­lo­het nën masa sig­urie, ndër­sa deri në këto momente nuk rapor­to­hen inci­dente.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading