Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Deta­je të reja kanë dalë nga mega­op­era­cioni i zhvil­lu­ar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, i cili ka në fokus godit­jen e një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal të dyshuar për trafik ndërkom­bë­tar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas gazetares Klo­di­ana Lala, mes per­son­ave të arrestu­ar është edhe Orgest Birçaj, i njo­hur si pronar i kom­panisë së autom­jeteve luk­soze “Top Sev­en”.

Burime pranë hetim­it bëjnë me dije se SPAK ka nisur pro­ce­du­rat për sekuestrim­in e autom­jeteve në pronësi të kom­panisë, pasi dyshohet se ato lid­hen me veprim­tari të pastrim­it të pro­duk­teve të veprës penale.

Në kuadër të këtij opera­cioni, Prokuro­r­ia e Posaçme ka lëshuar 20 masa sig­urie, një pjesë e të cilave janë ekzeku­tu­ar, ndër­sa aksioni vijon ende në disa zona të ven­dit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading