Trajneri rumun Florin Bratu do të drejtojë Partizanin, zyrtarizimi çështje orësh

Lajme sur­prizë ka për në klub të njo­hur të Superligës tonë si dhe për një fut­bol­list të njo­hur të Kom­bëtares kuqezi. Mëso­het se Florin Bratu do të prezan­to­het si tra­jneri i ri i Par­ti­zan­it. Pasi ranë pis­tat e Zoran Zek­iç dhe Pao­lo Tramezan­it, të kuqtë ven­dosën ta gje­jnë teknikun në Rumani. Bratu është 46 vjeç dhe ka lin­dur në Bukuresht.

Për herë të fun­dit ishte tra­jn­er i Met­a­loglobus, post të cilin e mba­jti që nga fil­li­mi i mua­jit mars. Sezonin e mbyl­li në vendin e fun­dit dhe Met­a­loglobus ra nga eli­ta e fut­bol­lit rumun. Bratu ka qenë fil­lim­isht shef skautësh dhe më pas tra­jn­er. Ekspe­ri­encën e parë si teknik e pati në sezonin 2014/15 si tra­jn­er i ekip­it të dytë të Dinamos së Bukureshtit. Më pas ka drej­tu­ar edhe ekipe moshash, si dhe Ruman­inë U‑21.

Si tra­jn­er ka një CV të pasur me ekipe që tash­më janë në kat­e­goritë infe­ri­ore. Bëhet fjalë për CS Dinamo Bukuresht (Rumani), Met­a­loglubus (Rumani), Karmi­o­ti­sa (Qipro), Konko­r­dia (Rumani), AFC Tur­ris (Rumani), Aerostar (Rumani), FC Dinamo (Rumani), Tunari (Rumani). Duhet thënë se ako­r­di është arrit­ur me tra­jner­in rumun, ndaj pritet zyr­ta­riz­i­mi në orët në vijim.

I lin­dur në Bukuresht, Bratu është ish-sul­mues i për­faqë­sue­ses së Ruman­isë. Për herë të fun­dit u zyr­ta­rizua te Met­a­loglobus në elitën e fut­bol­lit rumun. Nga mua­ji mars regjistroi dhjetë ndesh­je.

Një ekspe­ri­encë që u mbyll me rënie nga kat­e­go­ria si vend i fun­dit në kam­pi­onat. Par­ti­zani nuk arri­ti ako­rdin me Tramezanin dhe për këtë u pa një opsion tjetër. Tra­jneri ital­ian ndod­het në kon­tratë me Komon e vajzave, çfarë ishte edhe penge­sa e mad­he.

Qën­dri­mi

Tra­jneri Bratu ka folur për ofer­tat ë ka mar­rë nga klube të ndryshme. “Kon­tra­ta ime po mbaron. Nuk e fsheh fak­tin se ka interes nga disa klube dhe kjo më gëzon. E nisa nga niveli më i ulët dy vite më parë, te CS Dinamo, me të cilin sig­uro­va ngjit­jen në Ligën 2 dhe arritëm rezul­tate të mira edhe në Kupën e Ruman­isë. Më pas erd­ha këtu dhe drejtue­sit e Met­a­loglobus më dhanë këtë mundësi. Shanset ishin të vogla.

Nuk e di nëse beso­ja 100% se mund t’ia dil­nim. E dija që do të ishte e vështirë, por doja shumë të për­mirë­so­ja sit­u­atën e ekip­it, e cila nuk ishte aspak e mirë pas 29 ndeshjeve.Skuadra kishte vetëm dy fitore”, u shpreh Bratu i cili nuk e shman­gu dot rënien për Met­a­loglobus.

Më pas i pyetur direkt për interes­imin nga Otelul, deklaronte: “Nesër kam një takim me drejtue­sit e Met­a­loglobus. Ka bised­ime dhe interes nga disa klube. Do të shohim se çfarë do të ndod­hë”. Par­ti­zani dësh­toi në sezonin që lamë pas të fitonte trofe. Duke mos mar­rë pjesë në kom­peti­cionet e Europës.

Ky dësh­tim nuk kaloi pa paso­ja pasi janë ndryshuar disa herë anë­tarët e stafit teknik. I fun­dit që iku ishte Kër­na­ja.

Duhet thënë gjithash­tu se të kuqtë duhet të fresko­jnë grupin për sezonin e ri dhe në fakt klu­bi ka nisur të lëvizë në këtë drej­tim, për të gje­tur ele­men­tët e dëshiru­ar, por kjo do të ndod­hë pasi të zyr­ta­ri­zo­het tra­jneri i ri.

Për momentin më i rëndë­sishëm është hapi për tra­jner­in, ku rumu­ni Bratu shi­het opsion real dhe në ditët në vijim do të vijë zyr­ta­riz­i­mi.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading