U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

GJKKO ka lënë në qeli Eral­bi Breçanin, djalin e ish-funk­sion­ar­it të poli­cisë Erzen Breçani. I shpal­lur në kërkim që në nën­tor të vitit 2023 si pjesë e një grupi krim­i­nal të trafikut të kokainës nga Ameri­ka Lat­inë në Europë, Eral­bi Breçani, djali i ish- zv. drej­torit të Poli­cisë së Tiranës, Erzen Breçani, u vetë­dorëzua në Span­jë në 2 prill të këtij viti dhe u ekstrad­ua drejt ven­dit tonë dy ditë më parë.

Sipas SPAK, si pjesë e grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal pjesë e të cilit ishte Ergys Dashi dhe Ervin Mata, dyshohet finan­cues dhe porositës i sasive të mëd­ha të kokainës nga përtej oqean­it.

Atij i atribuo­het, zbu­lu­ar përmes komu­nikimeve të “SkyECC” sasia e 446 kg kokainë e sekuestru­ar në Holandë në dhje­tor të 2021, me bashkëpunë­torë edhe Ismail Zenelin e Besmir Mur­tatin.

Edhe per­sona të tjerë sipas SPAK dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit dhe bashkëpunuan me njëri-tjetrin në for­mën e struk­tu­ru­ar krim­i­nale, për trafikimin e kësaj sasie kokaine. Sekuestri­mi i kësaj ngarkese u bë edhe me arres­timin e një holan­dez.

I gjithë aktiviteti krim­i­nal i trafikim­it të kokainës që vinte nga Ameri­ka Latine në vendet e Bashkim­it Europi­an nga Eral­bi Breçani, dyshohej se pas­tro­hej bren­da ven­dit nga babai i tij, ish-zv/­drej­tori i Poli­cisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Me veprime aktive të kundërligjshme ka admin­istru­ar dhe futur në qarkul­lim të ard­hu­rat e përf­tu­ara nga dro­ga të djalit Eral­bi Breçani, me qël­lim mbu­lim­in e vërtetë të origjinës së tyre. Babë e bir kishin një syn­im të për­bashkët, pengimin e iden­ti­fikim­it të origjinës së të ard­hu­rave.

Përveç trafikut të narkotikëve, grupi ku bënin pjesë babë e bir, shfry­të­zonin poz­i­tat zyrtare të disa funk­sion­arëve të agjen­cive ligjz­bat­uese shqiptare për të mbled­hur dhe shpërn­darë infor­ma­cion të klasi­fikuar, të cilët i ndih­monte anë­tarët e tij që t’i shmangeshin drejtë­sisë dhe të vijonin aktivitetin krim­i­nal.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading