Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush po i mbroni flamingot? Dëgjoni faktet, jo iluzionet

Kryem­i­nistri Edi Rama: Dua ta nis këtë bllok shën­imesh me një his­tori të shkru­ar nga një prej ustal­larëve më të mëd­henj të letër­sisë botërore, Sten­dal, (Stend­hal), i cili i dha një per­son­azhi të jashtëza­kon­shëm, Fab­rice del Don­gos, një nga zhgën­jimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të his­torisë së letërsisë.Fabrice del Don­go ishte një i ri i dehur nga leg­jen­da e Napoleonit, që u nis drejt Water­loo-së me zem­rën në zjarr.

Në imagji­natën e tij, bete­ja ishte ske­na ku his­to­ria shkru­an për heron­jtë, ku nderi fito­het me gux­im dhe ku njeriu ngri­het mbi vetveten dhe ai ëndër­ron lavd­inë, ëndër­ron mad­hësht­inë, ëndër­ron pjesë­mar­rjen në një epope të pahar­rueshme dhe natyr­isht ëndër­ron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndër­ru­ar, por kur mbër­rin në Water­loo, gjithç­ka shem­bet. Për­bal­lë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndr­rës. Ka baltë, tym, pluhur, ulëri­ma, erë gjaku, plagë të hapu­ra, këm­bë të këputu­ra, koka të shpar­tal­lu­ara, njerëz që vriten dhe nuk kup­to­jnë asgjë.Ushtarë që ikin po aq të tmer­ru­ar sa ata që sul­mo­jnë dhe pse-ja hum­bet çdo mundësi për të mar­rë një përgjig­je. Një hero­izëm imagji­nar tretet në kaosin e realitetit bru­tal. Ëndr­ra roman­tike për his­tor­inë për­plaset me his­tor­inë e vërtetë. Dhe his­to­ria na kuj­ton pikër­isht këtë. Jo sa e rrezik­shme është të kesh ide­ale. Të kesh ide­ale është e jashtëza­kon­shme, është e shën­det­shme, është energjia e mirë që të çon për­para, por e rrezik­shme është që ide­alet t’i lësh të ndër­to­hen mbi iluzione apo, më keq ako­ma, t’i lësh në duar që mund të kthe­hen në peng­mar­rëset e tua. Sepse atëherë, kur ëndr­ra nuk bëhet më një dritë që ndih­mon të kup­tosh botën, por një perde që të pen­gon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një mak­th dhe ky është edhe mak­thi dhe mal­lki­mi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prod­ho­hen më vetëm nga pro­pa­gan­da apo fana­tiz­mi si dikur, por ato prod­ho­hen edhe në hapësirën e lirisë, me paku­fish­mërinë e mundë­sisë për të përzg­jed­hur dhe shumë­fishuar nga algo­rit­met, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmend­jen tonë, nar­ra­ti­va të rreme, rrugë të gabuara dhe shem­b­je të dhimb­shme iluzionesh.

Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tron­dit­je, aq më shumë shpërn­da­het iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuru­ar nga algo­rit­mi, mund të ndrysho­jë botën, mund të shem­bë atë që e pen­gon të jetë i lum­tur.

Mund të bëjë një kapërcim të ëndër­rt pa gjykuar më mbi fak­tet, por mbi një ver­sion fak­tesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celu­lar­it. Pa ndjekur domos­dosh­mër­isht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një his­to­rie të ndër­tu­ar për të, të mon­tu­ar, të ampli­fikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçka­je që të bën të men­dosh se ti po për­je­ton mishërim­in e bind­jes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe paprit­ur nuk je më vetëm.Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protes­ta me bind­je të sin­qer­ta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që men­do­jnë sin­qer­isht që duke dalë në protestë po mbro­jnë natyrën, po mbro­jnë flamin­got, po mbro­jnë një pasuri që i për­ket të gjithëve.

Gjithç­ka është fis­nike dhe legjitime dhe meri­ton shumë respekt si qël­lim, por po i mbro­jnë nga kush? Po i mbro­jnë nga unë, po i mbro­jnë nga ne? Që natyrën, mbro­jt­jen e natyrës, zonat e mbro­j­tu­ra, ndal­im­in e gjuetisë së paligjshme, ndal­im­in e pre­rjes së pyjeve, i kemi pasur lajt­mo­tiv dhe i kemi lajt­mo­tiv të punës sonë. Dhe pran­daj edhe thjesht, thirr­ja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet për­jash­tu­ar detyri­mi për të ver­i­fikuar fak­tet.

Sepse kur emo­cioni ushqe­het nga gjys­më të vërte­ta, nga pam­je të shkëputu­ra nga kon­tek­sti, nga slo­ganet që qarkul­lo­jnë më shpe­jt se provat, nga një algo­ritëm që shpër­blen gjith­monë atë që tron­dit, jo atë që shp­je­gon, atëherë ide­al­iz­mi, dëshi­ra e sin­qertë, nevo­ja për t’u shpre­hur në një komu­nitet, kthe­het në instru­ment, në instru­ment në duart e atyre që kanë intere­sa kre­jt të tjera.

Njeriu men­don se po mbron flamin­got, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërko­hë që po mbron intere­sat e diku­jt tjetër, për të cilin intere­sat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.Njeriu men­don se po lufton për diç­ka shumë fis­nike, ndërko­hë që është bërë një ushtar në një bete­jë që fak­tik­isht nuk është më e tija.

Ash­tu si Fab­rice del Don­go, ai hyn në fushën e bete­jës i tërhe­qur nga mag­neti i një ëndrre fis­nike dhe dalën­gadalë rrezikon të zbu­lo­jë shumë vonë se bete­ja ku u përf­shi nuk ishte ajo që kishte besuar dhe mësi­mi i Fab­rice del Don­gos nuk është të heqësh dorë nga ëndr­rat, nuk është të heqësh dorë nga dëshi­ra fis­nike që të jesh një ushtar i natyrës, që të jesh një vull­ne­tar në mbro­jt­je të bio­di­ver­sitetit, që të jesh një zë, një aktivist në kërkim të një har­monie sa më per­fek­te mes natyrës dhe zhvil­lim­it.

Përkun­drazi, është të mos lejosh që ëndr­ra të bëhet më e fortë se e vërte­ta dhe që, duke u bërë fanatik, të rrë­zosh mundës­inë e bashkëpunim­it me fak­tet dhe me të tjerë që ti nuk do ta shohësh se men­do­jnë si ti. Duan të njëjtën gjë që do ti.Flamingot nuk kanë nevo­jë për tur­ma të rrëm­by­era nga his­te­ria e algo­rit­mit dhe të nxi­tu­ra nga intere­sa të tjera që nuk janë fare intere­sat tona, nuk janë fare intere­sat e Shqipërisë, në një bete­jë të glob­al­izuar, jo se bota paprit­ur u zgjua e alar­muar për fatin e flamin­gove, por se bota spos­toi në Nartë një bete­jë të mad­he kundër Pres­i­den­tit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urre­jt­je dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë poli­tike, ide­ologjike, çfarë të doni, arsye që s’na intere­so­jnë, kri­joi kushtet që të hapej edhe një kanal, një rev­olu­cion imagji­nar për ata që men­d­u­an gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të kar­ri­er­ave të tyre poli­tike apo për par­tiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpe­jt të vje­tra, të vogla, që duan të rriten duke hed­hur gurë, duke fshe­hur duart, duke nxjer­rë një dorë, duke mbu­lu­ar një dorë tjetër.

Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamin­got, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku fak­tet dhe jo për të flu­tu­ru­ar në një ter­ri­tor ku fak­tet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të disku­tu­ar për një pro­jekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u mar­rë me mënyrën se si pro­jek­ti mund të bëhet sa më i shkëlqy­er dhe jo për ta rrëzuar, ndërko­hë që ai është në lind­je e sipër.

Besoj që ky shën­im, ose më sak­të kjo hyr­je në këtë bllok shën­imesh, është e mjaftueshme për ta qua­j­tur bllokun të mbyl­lur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar ako­ma, është më pak e rëndë­sishme sesa prezan­ti­mi me Fab­rice del Don­go.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading