Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për këtë të diel

Ditën e sotme ven­di do të përf­shi­het nga një valë të nxe­hti, me tem­per­atu­ra që do të rriten ndjeshëm në shu­micën e qar­qeve të ven­dit.

Sipas parashikimeve mete­o­rologjike, ter­mometri mund të arri­jë deri në 39°C në disa qytete, përf­shirë Elbasanin, Beratin, Shko­drën dhe krye­qytetin.

Në qytetet e ultësirës perëndi­more dhe zonat bregdetare, përf­shirë edhe jugun, tem­per­at­u­rat do të var­i­o­jnë nga 33 deri në 37°C, duke kri­juar kushte të nxe­hta dhe të qën­drueshme përg­jatë gjithë ditës.

Ndërko­hë, zonat mal­ore do të mbeten disi më të freskë­ta, me vlera që luhat­en rreth 29–32°C.

Moti do të domi­no­het nga diell i plotë dhe inter­vale të gja­ta kth­jel­limesh, me vetëm ndon­jë vranësirë të lehtë kalimtare në orët e pas­dites në zonat mal­ore, pa resh­je shiu.

Sipas parashikimeve, tem­per­at­u­rat e lar­ta do të vijo­jnë edhe në fil­lim të javës së ardhshme, duke mbe­tur në nivele ekstreme për stinën, ndër­sa netët gjithash­tu do të bëhen më të ngro­h­ta, sido­mos në zonat e ulë­ta dhe bregdetare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading