Bonus-malus shpërblen shoferët, bie primi i sigurimit – AMF: Makinat pa aksidente gjatë vitit 2025 përfituan tarifa…

Tregu i pro­duk­teve të sig­urim­it të maki­nave ka pësuar ndryshime të rëndë­sishme gjatë pesë mua­jve të parë të këtij viti.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyr­jes Finan­cia­re (AMF), pri­mi mesa­tar i sig­urim­it të mak­inës me MTPL të brend­shme, ka vijuar të bjerë, kësaj rad­he me 2.1%, si rezul­tat i zba­tim­it të skemës së re bonus-malus dhe konkretisht fak­torit të his­torisë së dëmeve, ku mak­i­nat me zero aksi­dente gjatë vitit 2025, kanë paguar një prim më të ulët sig­uri­mi se më parë.

E thënë me fjalë të tjera, në janar-maj ka pasur më shumë shoferë që janë shpër­bly­er me çmime më të favor­shme sig­uri­mi, për shkak të sjell­jes së mirë në drej­timin e mak­inës.

Nga ana tjetër, edhe dy pro­duk­tet e tjera të sig­urim­it motorik, Kar­toni Jeshil për autom­jetet e regjistru­ara në Shqipëri të cilat udhë­to­jnë jashtë ven­dit dhe Sig­uri­mi Kufi­tar për autom­jetet me tar­ga të hua­ja që qarkul­lo­jnë bren­da ter­ri­torit të Shqipërisë vijo­jnë rënien.Statistikat flasin për 2% më pak prime për Kar­ton Jeshil dhe 8% më pak për Sig­urim­in Kufi­tar.

Autoriteti i Mbikëqyr­jes Finan­cia­re thek­son se rënia është paso­jë e lehtësim­it të lëviz­jes së autove­tu­rave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA‑s. Struk­tu­ra e tregut nuk ka ndryshuar.

Seg­men­ti Jo-jetë vazh­don të domi­no­jë, duke për­bërë 90.6% të total­it. Primet e shkru­ara bru­to arritën në rreth 9.6 mil­iardë lekë, me rrit­je prej 5%, ndër­sa dëmet e paguara bru­to arritën në rreth 3.6 mil­iardë lekë, me rrit­je prej 19%.

Sig­urimet e detyrueshme motorike mbeten porto­foli domin­ues i tregut Jo-jetë, duke zënë 66% të tij, me prime të shkru­ara bru­to që arritën në rreth 6.3 mil­iardë lekë, dhe dëme të paguara bru­to që arritën në rreth 2.4 mil­iardë lekë, në rrit­je me 5.6%.

Ndërko­hë, num­ri i kon­tratave dhe i dëmeve paraqitet rel­a­tivisht i qën­drueshëm, me rrit­je të moderu­ara, respek­tivisht 1.5% dhe 2.5%.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading