Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

Nga Ola Xama

Që insta­la­cioni i ven­do­sur në ndërtesën e Kryem­i­nistrisë është kop­shti pri­vat i Edi Ramës nuk ka asnjë dyshim. Këtë e vërte­to­jnë dhe shënimet që ka lënë mbi lib­rin “Alban­ian Files” Chris Precht, themelue­si i Precht Stu­dio. Pasi u kon­tak­tua në Insta­gram nga vetë Edi Rama, i cili i propo­zoi të puno­jë në Shqipëri, Precht thotë se “ Kur Edi Rama më kërkoi të dizen­joj një vend në for­mën e një salle mbled­hjesh në obor­rin e Kryem­i­nistrisë” kishte men­d­uar për ndjesinë e “një parku ku ai dhe stafi i tij mund të shkë­puten nga puna për disa momente, të gje­jnë një hap­sirë të qetë poshtë pemëve, të komu­niko­jnë me kolegët dhe miqtë apo të reflek­to­jnë.”

Ajo që dihet është se dëshi­ra e Kryem­i­nistrit për të patur Parkun Eden ka kush­tu­ar 4.7 mil­ion euro nga tak­sat tona për pro­jek­tin e ndër­tim­it (kon­tratë që u lidh me fir­mën Fusha shpk), por nuk ka asnjë gjur­më në sis­temin e the­sar­it të shtetit se kush ka paguar për pro­jekt-idenë (diza­jnin e tij) apo gjur­më në for­mën e dona­cionit (dhu­ratë) nga vetë Precht apo sipër­mar­rës të tjerë.

Në dhje­tra kërke­sa për të drejtën e informim­it që kam dër­guar pranë Kryem­i­nistrisë për këtë çësht­je, shu­mi­ca nuk ka mar­rë përgjig­je dhe pas anke­save te Zyra e Komi­sioner­it për të Drejtën e Informim­it, Kryem­i­nis­tria e ka deleguar përgjig­jen pranë Fon­dit Shqip­tar të Zhvil­lim­it. Ky i fun­dit ka thënë tek­stu­al­isht se nuk ka paguar për pro­jek­tin pasi VKM-ja që i ka dhënë këtë përgjegjësi e ngarkon për imple­men­timin e insta­la­cionit dhe jo pro­jek­timin e tij.

Që ide­të e Star Arkitek­tëve kush­to­jnë, këtë e pra­no­jnë vetë në rrë­fimin që kanë lënë në “Dos­jet e Shqipërisë”, por ajo që Chris Precht nuk thotë është se kush e pagoi atë për pro­jek­tin?

Nëse dëshi­rat e kryem­i­nistrit finan­co­hen nga obor­ri i biz­nes­menëve të tij, nëse për t’i vënë në jetë ato nuk respek­to­het asnjë pro­ce­durë e pro­gramim­it të fondeve (rialokimet për ndër­timin e Parkut Eden u bënë në shkel­je të Ligjit për Bux­hetin), nëse nuk ka asnjë vlerësim para­prak mbi nevo­jën pub­like të veprave që finan­co­hen nga tak­sapague­sit, atëherë unë nuk kam asnjë kundër­sh­tim me iron­inë ther­rëse që arkitek­ti hol­lan­dez Reinier de Graaf bënte në letrën drej­tu­ar Edi Ramës për­para zgjed­hjeve të 2025‑s: “Shpal­lu mbret!”

Prob­le­mi i kësaj letre nuk është sarkaz­ma e arkitek­tit, por ver­bëria e servilëve që puno­jnë me z.Rama, të cilët nuk arri­jnë të kup­to­jnë më as tall­jen dhe e boto­jnë letrën në lib­rin që Shqipëria do i prezan­to­het botës (siç iu refer­ua mate­ri­alit vetë Kryem­i­nistri në inter­vistën për CNN).

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading