Protestat e përforcuan vendimin tim”/ Marjana Koçeku sulmon Ramën në median britanike: Kjo qeveri nuk mund ta…

Mar­jana Koçeku, deputete e pavarur dhe ish-anëtare e grupit par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, ka dhënë një inter­vistë për medi­an bri­tanike Bri­tan­nia Dai­ly, ku ka folur për arsyet e largim­it të saj nga mazho­ran­ca, prote­s­tat qytetare dhe krizën poli­tike në Shqipëri.

Në një nga deklaratat më të for­ta që prej shkëput­jes nga PS, Koçeku shpre­het se qev­e­ria e Edi Ramës nuk është më në gjend­je të sjel­lë ndryshimin që kërko­jnë shqip­tarët, ndër­sa prote­s­tat i cilë­son si shpre­hje të hum­b­jes së bes­im­it të qyte­tarëve te insti­tu­cionet dhe poli­ti­ka.

Një nga deputetet më të reja të Kuven­dit, Koçeku thotë se vendi­mi për t’u larguar nga Par­tia Social­iste erd­hi pas zhgën­jim­it me mënyrën se si funk­sionon pushteti dhe me mungesën e llog­a­rid­hënies. Ajo thek­son se prote­s­tat masive vetëm sa e për­for­cuan bind­jen se Shqipëria ka nevo­jë për një kul­turë të re poli­tike dhe për një brez të ri drejtue­sish.

Në inter­vistën për Bri­tan­nia Dai­ly, Koçeku shpre­het se par­la­men­ti, në shumë raste, nuk funk­sionon si një insti­tu­cion ku deba­to­hen dhe shqyr­to­hen vendimet, por si një mekanizëm që mira­ton automatik­isht qën­drimet e par­tisë.

“Një nga përgjegjësitë themelore të një deputeti është të ushtro­jë gjykim të pavarur në emër të qyte­tarëve që e kanë zgjed­hur. Megjithatë, në prak­tikë, disi­plina par­ti­ake shpesh ven­doset mbi interesin pub­lik”, deklaron ajo.

“Prote­s­tat e për­for­cuan vendimin tim”

Koçeku thek­son se prote­s­tat nuk ishin arsye­ja krye­sore e largim­it të saj nga Par­tia Social­iste, por ato e bindën edhe më shumë se kishte mar­rë vendimin e duhur.

“Prote­s­tat kanë qenë ndër lëviz­jet qytetare më frymëzuese që kam parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë gjatë viteve të fun­dit. Kur dhjetëra mijëra qyte­tarë dalin paqë­sisht për të kërkuar llog­a­rid­hënie dhe ndryshim demokratik, për­faqë­sue­sit e zgjed­hur kanë detyrim­in t’i dëgjo­jnë.”

Sipas saj, shqetësimet e protestuesve për kor­rup­sion­in, mungesën e trans­parencës, mbro­jt­jen e mje­dis­it dhe rrit­jen e kos­tos së jetesës janë të njëj­tat arsye që e shtynë të vinte në pikëpyet­je drej­timin ku po shkon ven­di.

“E shoh këtë lëviz­je si një shen­jë shp­rese dhe jo dësh­përi­mi. Ajo tre­gon se qyte­tarët nuk kanë hequr dorë nga demokra­cia, por kërko­jnë që ajo të funksionojë.”“Është vetëm çësht­je kohe”

Në një tjetër deklaratë me peshë poli­tike, Koçeku shpre­het se edhe bren­da mazho­rancës ka deputetë dhe zyr­tarë që nuk ndi­hen më rehat me drej­timin aktu­al të qev­eris­jes.

“Nga bise­dat dhe vëzhgimet e mia besoj se ka një shqetësim në rrit­je bren­da estab­lish­men­tit poli­tik. Jo të gjithë ndi­hen rehat me drej­timin aktu­al, edhe pse shumë nuk gux­o­jnë ta thonë pub­lik­isht.”

Ajo shton se është “vetëm çësht­je kohe” derisa më shumë poli­tikanë të flasin hapur dhe të vepro­jnë sipas bind­jeve të tyre.

“Kjo qev­eri nuk mund ta bëjë”

Koçeku argu­men­ton se Shqipërisë nuk i nevo­jitet vetëm rota­cion poli­tik, por një trans­formim i plotë i kul­turës së qev­eris­jes.

“Ajo që i duhet Shqipërisë nuk është thjesht ndryshi­mi i indi­vidëve, por ripërtërit­ja e gjithë kul­turës poli­tike. Ndryshi­mi i qën­drueshëm nuk mund të vijë nëse mbeten të njëj­tat prak­ti­ka dhe i njëjti men­tal­itet.”

Mesazh për protestue­sit

Në fund të inter­vistës, deputet­ja e pavarur u drej­toi një mesazh qyte­tarëve që kanë mar­rë pjesë në protes­ta.

“Zërat tuaj kanë rëndësi dhe nuk duhet të besoni kur­rë se angazhi­mi paqë­sor qyte­tar është i kotë. Nuk jeni vetëm. Tani keni edhe një man­dat në Par­la­ment.”

Koçeku zbu­lon se pas largim­it nga Par­tia Social­iste ka mar­rë mijëra mesazhe mbështet­je­je nga qyte­tarë bren­da dhe jashtë ven­dit, të cilët, sipas saj, shohin te ky vendim një shpresë se poli­ti­ka shqiptare mund të udhëhiqet ende nga parimet dhe jo nga intere­sat par­ti­ake.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading