Laura Kërtalli, ekselentja që mori medalje nga Edi Rama dhe refuzoi 100% bursën amerikane, për Shqipërinë! Fjalimi arabisht në Kryeministri dhe propozimi për partinë e të rinjve (VIDEO)

Ajo është pothua­jse çdo mbrëm­je në protestë dhe artikuli­mi brilant ka mar­rë vëmend­jen e qyte­tarëve. Është pikër­isht vajza me sha­mi, dikur gjim­naziste ekse­lente e nderu­ar nga vetë Edi Rama në Kryem­i­nistri, sot stu­dente e Arkitek­turës, Lau­ra Kër­tal­li.

Dy vite më parë, Lau­ra ishte mes 162 stu­den­tëve të ftu­ar në kryem­i­nistri nga Edi Rama dhe min­istr­ja e Arsim­it, Oger­ta Man­a­s­tir­liu, për të mar­rë Medal­jet e Ekse­lencës, për rezul­tatet e tyre të shkëlqy­era gjatë gjim­naz­it dhe maturës shtetërore.

Ajo u bë shpe­jt e njo­hur në inter­net për shkak të një fjal­i­mi të mpre­htë që mba­jti në krah të kryem­i­nistrit dhe min­istrit, por edhe për citatet në ara­bisht nga Kurani.

Sot, Lau­ra Kër­tal­li vazh­don studimet në Shqipëri dhe pavarë­sisht se ju ofrua bursë 100% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo e refu­zoi.

Një veprime që jo çdokush do ta bënte sepse studimet në SHBA dhe një bursë e plotë, janë ëndërr për çdo stu­dent.

Patosi për Shqipërinë me të cilin foli në prani të kryem­i­nistrit Edi Rama kur sapo kishte për­fun­d­uar gjim­nazin në Shi­jak, vazh­don ende, mad­je më i zjar­rtë.

Fjalimet e saj kanë fitu­ar sim­pati të gjerë dhe Lau­ra Kër­tal­li tani po artiku­lon idenë e kri­jim­it të një par­tie të re poli­tike, e cila do të për­faqë­so­jë ide­të dhe aspi­ratat e të rin­jve shqip­tarë, kundër klasës së vjetër poli­tike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading