Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 28-të, një grup i vogël qytetarësh kalon natën para Kryeministrisë

Prote­s­tat në Tiranë kundër qev­erisë kanë hyrë sot në ditën e 28-të, me një grup qyte­tarësh që kalu­an natën para Kryem­i­nistrisë pas protestës së 27-të që u zhvil­lua mbrëm­jen e djeshme në Bule­vardin “Dësh­morët e Kom­bit”.

U zbu­lu­an  dje për pub­likun emrat e grupit koordinues të protes­tave që po mbushin tan­imë javën e katërt të zhvil­lim­it të tyre në Tiranë.

Një letër drej­tu­ar ambasa­dave në Tiranë mban emrat e 13 prej tyre. Letra, e cila përm­ban kërke­sat tan­imë të bëra pub­like që prej katër ditësh, për­faqë­son edhe aksion­in e parë zyr­tar të protestës, e cila duket se po kërkon edhe njo­hjen e diplo­macive perëndi­more.

Lista me kërke­sat e Dri­tan Gox­ha­jt drej­tu­ar qev­erisë dhe kryem­i­nistrit nuk u har­rua edhe në protestën e djeshme.

Pas fjal­imeve, protestue­sit nisën marshimin nëpër Tiranë, ku janë ndalur edhe te selia e PD-së duke thirrur në kor ‘opoz­itë e shitur’.Të gjithë kërke­sat e artiku­lu­ara fil­lim­isht nga Dri­tan Gox­haj janë:

“1. Dorëhe­q­jen e pane­go­ci­ueshme të kryem­i­nistrit dhe qeverisë.2. Kri­jimin e një qev­er­ie teknike dhe tranz­i­tore, jopar­ti­ake dhe me man­dat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shte­t­a­sit shqip­tarë të jenë të barabartë për­para ligjit dhe mira­timin me ref­er­en­dum pop­ul­lor, duke përf­shirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjed­hor;* ndryshimin e ligjit për financimin e partive poli­tike dhe orga­ni­zatave të ndryshme;

* kufiz­imin e ushtrim­it të detyrës së kryem­i­nistrit në jo më shumë se 2 man­date të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një indi­vi­di.

Nuk heqim dorë nga kërke­sat fillestare:

* Anulim­in e ndryshimeve të bëra për zonat e mbro­j­tu­ra.

* Anulim­in e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgim­inë kul­tur­ore.* Shfuqiz­imin e paketës ligjore të njo­hur si “Pak­ti i Maleve”.

* Shfuqiz­imin e sta­tusit dhe kuadrit ligjor për inves­timet strategjike.

* Një kon­tratë e re sociale mes qyte­tarëve dhe shtetit, që do të për­pi­lo­het pas kon­sul­tim­it me intelek­tu­alë, ekspertë teknikë dhe qyte­tarë aparti­akë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërke­sat tona, legjitime dhe të pane­go­ci­ueshme.

Mbete­mi të ven­do­sur në rrugën e protestës paqë­sore deri në real­iz­imin e tyre.”

lajm në përditësim…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading