Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndar­ja” mes avokatit Kuj­tim Cakrani dhe ish-pres­i­den­tit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte pub­lik­isht se ishte i gat­shëm të shkrinte të gjithë pasur­inë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndër­tu­ar mbi bes­im dhe ven­dos­mëri, mesa duket nuk i rezis­toi kohës.

Stu­dio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyr­tar­isht ndër­pre­rjen e mar­rëd­hënies pro­fe­sion­ale me kre­un e Par­tisë së Lirisë, duke argu­men­tu­ar se vendi­mi erd­hi si paso­jë e hum­b­jes së mirëbes­im­it rec­i­prok dhe mungesës së bashkëpunim­it mes palëve.

Lid­hur me këtë vendim, ish-avokati i Ilir Metës ka folur në një inter­vistë për Top Chan­nel, ku është pyetur nga gaze­tar­ja Ani­la Hox­ha nëse deklara­ta e tij pas një prej sean­cave gjyqë­sore, ku mohoi ekzis­tencën e një kom­ploti ndaj Metës, ishte momen­ti që sol­li përçar­jen për­fundimtare mes tyre.

Cakrani sqaroi se qën­drimet e tij kanë qenë gjith­monë të bazuara mbi provat dhe fak­tet që ndod­hen në dos­jen het­i­more, e jo mbi per­cep­time apo emocione.“Duhet të kup­to­jmë diç­ka, unë nuk flas në bazë të emo­cion­eve unë flas në bazë të provave dhe fak­teve që ndod­hen në dos­je. Edhe pse duke njo­hur mirë me deta­je dos­jen unë nuk mund të flas për kom­plote që nuk ekzis­to­jnë.

Nuk ka kom­plote, nuk ka dësh­mi, nuk ka fak­te, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pam­ja pro­ce­dur­al nuk ka asnjë kom­plot ndaj ish-pres­i­den­tit”, tha avokati, tek­sa më tej shtoi se mund të ketë pasur zhvil­lime dhe kom­plo­to para arres­tim­it të Metës, por jo ele­men­të pro­ce­du­ralë që mbësht­esin pre­tendimet për një kom­plot në pro­cesin penal.

“Nuk e di, ka kom­plote të tjera, ka kom­plote poli­tike, në menax­himin e asaj sit­u­ate para arres­tim­it e kësh­tu me rad­hë.

Nuk ka asnjë kom­plot ndaj tij nga pikë­pam­ja pro­ce­du­rale, apo nga pikë­pam­ja e dësh­mi­tarëve apo provave që janë aty”, tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading