4 vite nga ndarja nga jeta e Kastriot Myftarajt, si u mbyll me shpejtësi dosja duke lënë dëshmitarë dhe prova të rëndësishme jashtë hetimit

Më 7 kor­rik 2022, pra 4 vite më parë Poli­cia e Shtetit njoftoi se anal­isti dhe gaze­tari inves­tiga­tiv Kas­tri­ot Myf­taraj, u vetëvra duke u hed­hur nga kati i katërt i pal­latit. Dos­ja për të u mbyll me shpe­jtësi dhe u klasi­fikua “Vetëvras­je”, pa i het­u­ar shkaqet dhe rrethanat e hed­hjes nga lartësia e banesës, sepse dhe het­i­mi për të nuk u krye me dyshimin “vras­je”, megjithëse kishte indi­cie e pro­va për një akt të tillë. Sipas dos­jes het­i­more, gaze­tari Myf­taraj kishte zbu­lu­ar se vuante nga një sëmund­je e rëndë në tiroide, e cila ishte përha­pur dhe në pjesën e tru­rit.

Për shkak të kësaj sëmund­je, gaze­tari Myf­taraj ka pasur momente debulese dhe mar­rje mendsh, duke u rrëzuar edhe në ambi­en­tet e brend­shme të shtëpisë. Këto të dhë­na kanë dalë nga dësh­mia e nënës së gaze­tar­it, e cila në rrë­fimin e dhënë në prokurori, ka shp­jeguar gjend­jen shën­de­të­sore të djalit dhe simp­to­mat që i jepte sëmund­ja.

Nëna e gaze­tar­it, ka pohuar se ditën kur ka ndod­hur ngjar­ja ajo ndod­hej bren­da banesës së bashku me djalin e saj. Kur paprit­ur, tek­sa Kas­tri­oti ndod­hej në dritare, ka vëre­j­tur se ai nuk ishte më aty. Dhe pak çaste më pas, ka vënë re shumë per­sona poshtë pal­latit dhe trupin e Kas­tri­otit në tro­tu­ar. Në kon­kluzion­in për pushimin e het­imeve, prokuro­r­ia sqaron se nuk ka pasur asnjë fak­tor të jashtëm që ka ndikuar në shkak­timin e vetëvras­jes së gaze­tar­it, Kas­tri­ot Myf­taraj.

Dësh­mitë e miqve

Miku famil­jar i gaze­tar­it të ndjerë Kas­tri­ot Myf­taraj, avokati Kas­tri­ot Frashëri, deklaroi në media se poli­cia, prokuro­r­ia dhe gjyka­ta që pushoi çësht­jen si “vetëvras­je” lanë jashtë hetim­it pro­va të rëndë­sishme. Për gazetën “SOT”, Frashëri ka thënë se: “Unë jam një mik i tij dhe nga ana tjetër jam dhe një pro­fe­sion­ist i ligjit pasi jam avokat. Unë kam parë nga tërësia e dinamikës së ngjar­jes si ndod­hi, nga rrethanat e ven­dit ku ndod­hi dhe sot pas dy vitesh vijon të ngjall debate si çësht­je.

Shpesh ende më thonë njerëz që i takoj më thotë se nuk na beso­het si ngjar­je, as mua e as nënës së tij. Unë në cilës­inë e avokatit dhe mikut të tij, kam parë dos­jen e hetim­it të bërë nga ana e poli­cisë, e cila shkoi në Prokurori, por disa gjëra aty çedonin dhe pse kam parë që aty ka patur një punë jo disi pro­fe­sion­ale, por ajo që nuk më ka pëlqy­er ka të bëj me cilës­inë e dobët pro­fe­sion­ale të Poli­cisë Gjyqë­sore, që janë hetimet para­prake ku mer­ren deklara­ta të paqar­ta ose mungo­nin, duke lënë shtig­je e si e tillë duke mos dhënë një tablo apo një imazh të qartë të asaj që ka ndodhur.Dhe nga ana e Poli­cisë Gjyqë­sore, dësh­mitë që janë mar­rë nga dësh­mi­tarët oku­lar, janë pyet­je të tha­ta ku janë mar­rë vetëm përgjig­je me po ose jo, duke mos u thel­lu­ar më tej. Gjatë kohës së hetim­it unë nuk mund të isha avokat i tij, por nga hetimet rezul­ton se vras­ja nuk mund të ketë ndod­hur nga per­sona të tretë e si e tillë e çoi në Prokurori për ta mbyl­lur si çësht­je. Unë dhashë një deklaratë para Ofi­cer­it të Poli­cisë Gjyqë­sore për momentet e para që kam mbër­rit­ur në banesën e tij apo bise­dat e fun­dit, e si e tillë nuk mund të isha avokati i famil­jes së tij. Ndaj u zgjodh një tjetër avokat e nga ana tjetër dhe nëna e tij nuk kishte më fuqi që ta ndiqte më si çësht­je.

Sakaq, nëna e tij vijon të ketë dyshime të tjera në lid­hje me këtë çësht­je duke ia atribu­uar për një shokun e Kas­tri­otit, i cili rrinte shpesh me të. E ëma dyshon se ai mund t’i ketë dhënë ndon­jë gjë për të pirë, sepse thotë se ka ard­hur nga një drekë me të, fill një javë pasi të jepte shen­jat e para të sëmund­jes si të fikët e më pas e dër­guam në spi­tal. E nga ana tjetër u bë ekza­min­i­mi, ku Kas­tri­oti ma ka thënë vetë infor­ma­cionin ku Poli­cia i ka kërkuar spi­tal­it fletën e kartelës së tij.

Por dhe vetë Kas­tri­oti më tha që në skan­er janë iden­ti­fikuar dy masa tumorale në kokë. Por për ta për­cak­tu­ar këtë, ai u bë gati mad­je që të hynte në sal­lën e opera­cionit, por në një moment i thirri mend­jes dhe iu kishte thënë mjekëve se unë si mund të futem në sal­lë oper­i­mi pa patur një biop­si të kësaj mase dhe nuk hyri në oper­im”, tha ai. Frashëri  tha se kur ka parë  mate­ri­alin het­i­mor ka ngrit­ur disa pikëpyet­je. “Unë kam patur fatin të nji­hem me mate­ri­alin het­i­mor, por ka disa pikëpyet­je që kanë të bëjnë me çësht­jen që mund ta lidh me Kas­tri­otit por ka të bëj me të gjitha aspek­tin kom­bë­tar që aspek­ti i hetim­it lë për të dëshiru­ar.

Nga aktet het­i­more që janë bërë nga Poli­cia, janë bërë pyet­je të mira dhe pro­fe­sion­ale drej­tu­ar insti­tu­cion­eve të ndryshme. Ndër­sa pjesë të tjera që kanë të bëjnë me veprim­tar­inë e ofi­cer­it të Poli­cisë Gjyqë­sore, lënë shumë për të dëshiru­ar, siç kundër dhe e thash që është pyetur një dësh­mi­tar oku­lar por me pyet­je shumë të tha­ta e jo të thel­lu­ara. Por ndërko­hë mua më dukej e pamundur që Kas­tri­oti të hid­hej nga bal­lkoni nga një hapësirë aq e ngushtë. Por gjë­ja që më preu shpre­sat ishte kur pyeta një mjek të huaj për sëmund­jen e më tha në rastet kur ka poli­traum (hed­h­ja nga lartësitë), është e pamundur që akti i eksper­tim­it të vërte­to­jë të kundërtën.

E mjeku më tha që si e tillë nuk mund të gjesh aktin e eksper­tim­it e si e tillë nuk ke si të nxjer­rësh të dhë­na e fak­te pasi nuk ke asnjë lloj anal­ize e ekspertët nuk kanë si të dalin në një për­fundim. Por mjeku thek­son se nga një poli­traumë nuk mund të thuash që të gjen­den godit­je apo shen­ja të tjera për të arrit­ur në një kon­kluzion vlerësi­mi”, tha ai. I pyetur se çfarë veprimesh konkrete ka kërkuar nga organet kom­pe­tente për të sig­u­ru­ar që kjo çësht­je të het­o­het në mënyrë të drejtë dhe të plotë, Kas­tri­ot Frashëri tha: “Unë këtë e bëra që në fil­lim, në momentin kur dhashë një deklaratë të ofi­ceri i Poli­cisë Gjyqë­sore ku dhe i ori­en­to­va për het­imin se ku duhet të kon­sis­tonte kra­has het­imeve të Poli­cisë, që janë aspek­te të cilat i ndih­mo­jnë në rrethana se ku mundesh ta gjesh provën.Unë jam intere­suar për të mar­rë fashikullin e dos­jes së hetim­it dhe ia vura në dis­pozi­cion famil­jes, nënës së tij për ta parë çësht­jen het­i­more. Këtu mbaron roli im pasi nuk mund të jem avokati mbro­jtës i famil­jes. Më pas i reko­man­do­va nënës së Kas­tri­otit që duhet gje­tur një tjetër avokat dhe çësht­jen e mori një i njo­hur i Kas­tri­otit, avokati Arben Llan­gozi. Por ndërko­hë kam dhe disa pyet­je që nuk iu gjej dot përgjig­je si dhe nga ana e nënës së tij më janë thënë që Kas­tri­oti ka bërë disa lëviz­je që mund të çoj në një plan­i­fikim, ku dhe i kam reko­man­d­uar që të bënte scan­pet, ekza­min­im me et/ct në Turqi apo në Maqe­doni e më tha që këto ekza­min­ime do i bëj jashtë shteti.

Ndërko­hë nëna e tij më thotë që Kas­tri­oti kishte tërhe­qur disa para dhe i kishte lënë te motra e tij pasi i kishte thënë që janë për nënën e tij që të kujde­sej gjatë kohës që ai do të ishte jashtë shtetit. Kjo tre­gon si një lloj para­për­gatit­je nga ana e Kas­tri­otit dhe nga ana tjetër dha sig­ur­inë që do e bënte scan pet/ct e nuk kishte as prob­lemin finan­ciar.”

Tele­fona­ta e fun­dit

Myf­taraj po priste dikë pak min­u­ta pasi u hodh apo e hod­hën nga bal­lkoni. Ai ishte bërë gati dhe kishte folur me dikë në tele­fon. Në dritaren ku pre­tendo­het se është hed­hur Mytaraj janë kon­stat­u­ar jo një, por dy shen­ja gish­tash, sot ende të paiden­ti­fikuar se kujt i përkasin. Nga ana tjetër, të gjithë miqtë e tij kanë kon­fir­muar se Myf­taraj nuk ka patur asnjë shen­jë depre­sive, mad­je ishte më aktiv se kur­rë, përf­shirë edhe në rrjetet sociale. Sëmund­ja e tij nuk ishte e rëndë dhe sipas mjekëve ishte plotë­sisht e shërueshme.

Dyshimet e Cakos dhe his­to­ri­an­it

Gjithash­tu deklaratat e fun­dit të kon­spir­a­cionis­tit Alfred Cako, kanë hed­hur sër­ish ben­z­inë mbi këtë debat, duke rik­thy­er në vëmend­je deta­je të pazbard­hu­ra dhe rrethana që, sipas tij, nuk për­puthen plotë­sisht me nar­ra­tivën zyrtare. “Nuk jam i qartë, po dyshoj. Dyshoj sepse kur hyri poli­cia në shtëpinë e tij, derën e gjeti hapur. Unë e di se ka qenë miku im, unë e kam ndih­muar që ka ard­hur edhe në Tiranë mbas vitit ’97 dhe kemi pasur shumë miqësi bashkë. Megjithëse pas­taj në fund u fto­hëm pak, por unë kam mar­rë pjesë në var­rim­in e tij, në të gjitha ato përku­j­timet që janë bërë nga familja.Në fund patëm divergjen­ca sepse Kas­tri­oti e humbi pak koherencën në lid­hje me çësht­je të gjeopoli­tikës, sido­mos me poli­tikën e Izraelit. Nuk ishte i paan­shëm siç jam për­p­jekur unë të jem për të treguar të vërtetën. Unë nuk jam anti­semit, por nuk jam as kundër mys­li­manëve, nuk jam as kundër të krishterëve, të gjithë i dua dhe për­piqem që të kem në ato që flas të vërtetën si fe mbi fe. Kas­tri­oti nuk ishte koher­ent; në fil­lim thoshte “do të djeg fla­murin e Izraelit para uni­ver­sitetit kur të vijë min­istri i jashtëm”. Unë gjëra të këtil­la s’i kam thënë kur­rë dhe s’i bëj kur­rë.

Pas­taj kur erd­hi fjala në një bisedë që kemi qenë te Artur Zhe­ji, te “360 Gradë”, kur unë po flis­ja mbi disa ngjar­je në Lind­jen e Mesme, për disa masakra që kishte bërë Izraeli dhe kur unë thashë që ka pikësyn­im të bëhet “Izraeli i Madh”, ai mu sul në një mënyrë të egër dhe tha “ti anti­semit”, gjëra të tilla që nuk janë të vërte­ta. Unë men­doj që edhe mund ta kenë vrarë, sepse rrethanat kanë qenë kësh­tu: unë kam pyetur nënën e vet çfarë ka ndod­hur, dhe ky i ka thënë mamasë “hyr bren­da në dhomë sepse po pres të vijnë disa njerëz për të bise­d­uar, kam një bisedë me ta”. E ëma ka hyrë në dhomë dhe vetëm kur ka ard­hur poli­cia, pas nja 45 min­u­tave që kishte ndod­hur vdek­ja e tij. Unë kam ato dyshimet e mia se kush, në qoftë se është vras­je, kush mund t’ia ketë bërë, por nuk mund ta them dot”, u shpreh Alfred Cako.

Denonci­mi në poli­ci

Disa javë më parë, gaze­ta “SOT” rapor­toi denoncimin pub­lik të his­to­ri­an­it dhe anal­is­tit Olsi Jazex­hi, i cili tha se është kër­cënuar me jetë nga një per­son që për­dor pseudon­imin “Ken Shi­ro” në rrjetet sociale dhe aplika­cionet e komu­nikim­it që sipas tij ka deklaru­ar gjithash­tu se ka lid­hje me vras­jen e të ndjer­it Kas­tri­ot Myf­taraj. Sipas Jazex­hit, per­soni në fjalë i ka dër­guar mesazhe kër­cënuese, ku shpre­het se do ta qël­lo­jë “me dy plum­ba”, duke e paraqi­tur këtë si një prem­tim të drejt­për­drejtë. Jazex­hi ka bërë të ditur se ka paraqi­tur kallëz­im penal në Policinë e Shtetit, duke kërkuar iden­ti­fikimin dhe ndal­im­in e per­son­it që e kër­cënon.

Më tej, ai ka deklaru­ar se per­soni në fjalë është parë rreth orës 12:45 në parkingun e Par­tisë Demokratike, pranë Xhamisë së Namazg­jasë. Sipas tij, kam­er­at e sig­urisë së Par­tisë Demokratike mund ta kenë regjistru­ar këtë indi­vid, i cili dyshohet se lëviz i armato­sur në Tiranë dhe vijon ta kër­cëno­jë me vras­je. “Njof­tim për Policinë e Shtetit. Një per­son me pseudon­imin “Ken Shi­ro”, që pre­tendon se ka vrarë Kas­tri­ot Myf­tara­jn, më kër­cënon me vras­je.

Do të bëj kallëz­im në poli­ci për per­son­in me pseudon­imin “Ken Shi­ro” dhe shpre­soj që poli­cia ta iden­ti­fiko­jë këtë per­son që më kër­cënon me dy plum­ba dhe pre­tendon se ka vrarë edhe Kas­tri­ot Myf­tara­jn. Per­soni në fjalë, në orën 12:45, ka qenë në parkingun e Par­tisë Demokratike, pranë Xhamisë së Namazg­jasë. Kam­er­at e PD-së mund ta kenë kapur per­son­in në fjalë, i cili duket se lëviz i armato­sur në Tiranë dhe më kër­cënon me vras­je me plum­ba”, u shpreh në një reag­im të fun­dit Jazex­hi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading