news

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama: Sinjal se vendi ka kaluar në nivel tjetër dhe jetesa është bërë më e mirë

Kryem­i­nistri Edi Rama tha gjatë një inter­viste për “Euronews Ser­bia” se prote­s­tat aktuale në Shqipëri për­faqë­so­jnë shumë më tepër sesa një temë speci­fike rreth së cilës mblid­hen qyte­tarët, duke i vlerë­suar ato si një shen­jë se shoqëria po hyn në një fazë të re zhvil­li­mi me prit­shmëri më të lar­ta.

“Protes­ta është diç­ka shumë më e mad­he se vetë tema. Nuk janë vetëm flamin­go. Është shumë më tepër se kaq. Është një sin­jal se ven­di ka kalu­ar në një niv­el tjetër, se zhvil­li­mi është bërë nor­mal, se njerëz­it nuk janë më të gat­shëm të vua­jnë atë që mungon”, tha Rama, në një inter­vistë me Euronews Ser­bia.

Gjatë inter­vistës, Rama thek­soi se qyte­tarët po bëhen gjith­n­jë e më pak tol­er­an­të ndaj mangë­sive dhe se ata kërko­jnë ndryshime të shpejta.“Njerëzit janë gjith­n­jë e më pak tol­er­an­të ndaj asaj që mungon. Kjo është arsye­ja pse njerëz­it duan më shumë. Ata e duan tani. Dhe nuk mund t’i fajë­so­jmë për këtë. Ky është çmi­mi që pagua­jmë për suk­sesin tonë.

Kjo, sipas mendim­it tim, është një protestë ndaj prit­shmërive në rrit­je dhe ne duhet të për­balle­mi me të”, tha Kryeministri.Rama shtoi se arsye­ja krye­sore për protes­ta të tilla është për­mirësi­mi i stan­dard­eve të jetesës.

“Pavarë­sisht se si e qua­jnë njerëz­it, pavarë­sisht se sa ash­për kri­tiko­hen në fund të fun­dit, arsye­ja është se njerëz­it jeto­jnë më mirë. Dhe kjo është arsye­ja pse ata duan shumë më tepër.

Nor­mal­isht, shoqëritë e var­fra kanë një prag shumë të lartë tol­er­ance për atë që u mungon. Shoqëritë e zhvil­lu­ara dhe ato në zhvil­lim kanë një prag shumë më të ulët të asaj që është e pranueshme. Ata duan atë që mungon”, tha Rama. Rama shp­je­goi ndryshimin në men­tal­itet në shoqëritë në zhvil­lim dhe ato të zhvil­lu­ara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading