news

E rëndë në Korçë, njerku godet me thikë në kokë 18-vjeçarin

Një ngjar­je e rëndë është shënuar mbrëm­jen e sotme në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbe­tur i plago­sur pas një kon­flik­ti të ndod­hur në famil­je.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, i riu është godi­tur me thikë në pjesën e kokës dhe është trans­portu­ar men­jëherë në spi­tal, ku po merr ndih­më mjekë­sore. Fat­mirë­sisht, ai ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para rezul­ton se autori i dyshuar është njerku i tij, Niko Baka, 37 vjeç, i cili dyshohet se e ka godi­tur 18-vjeçarin me mjet pre­rës gjatë një kon­flik­ti mes tyre.

Pas mar­rjes së njof­tim­it, shër­bimet e Poli­cisë kanë ndërhyrë men­jëherë, duke bërë të mundur arres­timin e 37-vjeçar­it.

Grupi het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, po vijon veprimet për të zbard­hur rrethanat dhe shkaqet që çuan në kon­flik­tin e rëndë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading