“S’ka asgjë për t’u shqetësuar”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nuk është finalizuar, por do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar nga Bruk­seli lid­hur me pro­jek­tin e plan­i­fikuar në Zvërnec, duke deklaru­ar se pro­ce­si nuk ka për­fun­d­uar ende dhe se çdo hap po ndiqet sipas rreg­ullave.

Rama hod­hi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedis­or dhe thek­soi se vendi­mi për­fundim­tar do të bazo­het në stan­dard­et europiane.Ai u shpreh se syn­i­mi është që pro­jek­ti të jetë një vlerë për Shqipërinë dhe Europën.

“Nga vitet e gja­ta në detyrë kam mësuar që kur thua Bruk­sel, ka shumë orga­niz­ma. Për ne, të gjitha zërat në Bruk­sel janë të respek­tueshëm, por ka një fjalë që e mar­rim shumë seri­ozisht, që është zëri i Komi­sion­it. Komi­sioni është në krye të gjithçka­je, duke qenë shumë mirë i infor­muar.

Arsye­ja që them gjith­monë, në këtë botë infor­ma­cioni apo sis­temesh kaotike, pikë­pam­jesh të debat­ueshme, ku e vërte­ta gjen gjith­monë e më pak hapësirë, të vërte­tat e rreme gje­jnë hapësirë, Komi­sioni mbetet ai që mban fort objek­tivitetin.

Komi­sioni punon bazuar në të dhë­na, në fak­te, në burime të ver­i­fikuara. Jam i sig­urt që edhe ju, po të kishit interes për burimet e ver­i­fikuara, do të kup­tonit që nuk ka asgjë për t’u shqetë­suar. Pro­jek­ti nuk është askund, nuk mund të shi­het askund sepse nuk është final­izuar.

Ndiki­mi i vendim­it në mjedis është në pro­ces e sipër. Gjithç­ka po bëhet sipas rreg­ullave që nga dita e parë. Për­mend­ja e emrave nuk është diç­ka që na ndih­mon për të shkuar te e vërte­ta. Ka vetëm një libër rreg­ul­lash që vlen për ne, lib­ri i rreg­ullave për stan­dard­in e anë­tarësim­it. Ide­ja që Shqipëria do të vazh­donte për­para me diç­ka që nuk do të ishte në për­puth­je të plotë me lib­rin e shen­jtë të bes­im­tarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë stan­dard­et e parimeve në BE, janë të pabaza.

Ne do të bëjmë një pro­jekt që do të jetë kre­nari për Shqipërinë dhe Europën. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe Europën. Në pro­ces do të jemi siç kemi qenë, shumë rig­orozë për të kërkuar asgjë për­pos stan­dard­eve më të lar­ta. Do të kërko­jmë vetëm diç­ka që do t’i bëjë të gjithë kre­narë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading