Vatër zjarri në Novoselë, rrezikohen banesat

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke vënë në alarm zjarrfikëset dhe banoret pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre. Pas dy ore pune, zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.
Aktualisht vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.