news

Tiranë/ Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, dyshohet se u përfituan nga trafiku i drogës

Poli­cia e Shtetit ka final­izuar opera­cionin e kod­uar “De fac­to”, në kuadër të het­imeve për gjur­mimin dhe sekuestrim­in e pasurive që dyshohet se buro­jnë nga veprim­tari krim­i­nale.

Si rezul­tat i het­imeve pasurore, të kry­era me meto­da spe­ciale në bashkëpunim me Prokuror­inë, është ekzeku­tu­ar vendi­mi i Gjykatës për sekuestrim­in e dy aparta­menteve dhe një garazhi, me një vlerë tregu rreth 420 mijë euro.Sipas Poli­cisë, pasuritë dyshohet se janë për­fi­tu­ar nga aktiviteti krim­i­nal i shte­t­a­sit me ini­ciale H. A., 54 vjeç, i përf­shirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijo­jnë për iden­ti­fikimin dhe sekuestrim­in e pasurive të tjera që mund të jenë për­fi­tu­ar nga veprim­taria krim­i­nale e 54-vjeçar­it ose e per­son­ave të lid­hur me të.Njoftimi i poli­cisë:

Tiranë/Finalizohet opera­cioni i kod­uar “De fac­to”, si rezul­tat i het­imeve për gjur­mimin dhe sekuestrim­in e pasurive me burime kriminale.Sekuestrohen aparta­mente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të për­fi­tu­ara nga trafiki­mi i lëndëve narkotike.

Në vijim të një het­i­mi pasuror, me meto­da spe­ciale, kry­er në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për paran­dal­im­in dhe godit­jen e krim­it të orga­nizuar dhe trafikim­it nëpër­m­jet masave paran­daluese kundër pasurisë”, nga spe­cial­istët e Sek­sion­it për Het­imin e Pastrim­it të Par­ave dhe Aseteve Krim­i­nale, në bashkëpunim me Prokuror­inë, në kuadër të opera­cionit të kod­uar “De fac­to”, u ekzeku­tua vendi­mi i Gjykatës për sekuestrim­in e dy aparta­menteve dhe një garazhi.

Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë për­fi­tu­ar nga veprim­taria krim­i­nale e shte­t­a­sit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikim­it të lëndëve narkotike.

Het­i­mi vijon për të gjur­muar dhe sekuestru­ar pasuri të tjera me burime krim­i­nale, të 54-vjeçar­it ose shte­tasve të lid­hur me të.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë së Tiranës, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading