news

“Akuzat ndaj meje ishin të padrejta”/ Fitoi lirinë nga Amnistia Penale, Besmir Gjezari: Jam kërcënuar me jetë nga…

Pas më shumë se dy vitesh në burg, Besmir Gjezari ka lënë qelinë dhe thotë se do të nisë një bete­jë ligjore për të provuar pafa­jës­inë e tij.

Gjezari u dënua me 5 vite burg për akuzat e prod­him­it dhe shit­jes së lëndëve narkotike, por pre­tendon se është dënuar padrejtë­sisht dhe se ndaj tij janë ngrit­ur akuza të pabazuara.

Ai thotë se gjatë kohës së vua­jt­jes së dënim­it ka qën­dru­ar larg famil­jes, duke pre­tend­uar se i është mohuar edhe e drej­ta për të takuar fëmi­jën e tij të mitur. Sipas tij, përgjegjës për sit­u­atën është ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore Mariglen Beqo, ndaj të cilit ai par­ala­jmëron se do të kërko­jë het­im dhe drejtësi.

“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prod­him dhe shit­je të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vua­j­ta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjë­je. Jam dënuar padrejtë­sisht nga ana e Prokuror­isë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, Mariglen Beqo. E ka me ten­dencë.

Nga ai u nis ajo. Dhe më ka mar­rë dhe famil­jen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s’po takoj dot famil­jen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fil­li­mi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para.Nuk i kam takuar famil­jarët se nuk i ka lejuar prokuror­ja.

Atë çësht­je që s’kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore për të më hequr dhe padrejtë­sisht takimin, të drejtën e fëmi­jës. Se kam një fëmi­jë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore, Mariglen Beqo.

Ai ka mar­rë dhe pre­sion e kër­cën­ime nga njerëz të drejtë­sisë, dhe ndi­hem shumë i kër­cënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe famil­ja ime.Jam i kër­cënuar me jetë, si unë dhe famil­ja ime. Më kanë kthy­er gjëra per­son­ale. Për çfarë, ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore se unë nuk e di dhe nuk e kup­toj ako­ma përse, arsye.

Për çfarë ka ndikuar mos taki­mi me famil­jen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëz­it e mi? Unë nuk e kup­toj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drej­ta e fëmi­jës padrejtë­sisht, se ndikon ofi­ceri i poli­cisë gjyqë­sore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërko­jmë me drejtës­inë. Po, nor­male, që po, nor­male. Jam famil­jar, kam një fëmi­jë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t’i përkush­to­hem famil­je.“- u shpreh ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading