news

Amnistia ‘kap’ edhe Rozeta Dobin, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Roze­ta Dobi, e njo­hur si pas­trues­ja që vod­hi qin­dra mijëra euro në një nga ngjar­jet më të bujshme krim­i­nale të vitit 2023, ka fitu­ar sot lir­inë nga bur­gu i grave në Pojskë, pasi për­fi­toi nga amnis­tia penale.

Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjed­hjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dol­larëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga bane­sa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pas­truese.

Gjatë het­imeve, poli­cia ushtroi kon­troll në banesën e Roze­ta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestru­an 404 mijë euro, 8 500 dol­larë amerikanë dhe një sasi bizhuter­ish floriri, të fshe­hu­ra në tubin e aspirim­it.

U sekuestru­an gjithash­tu 58.150 euro, 7 mijë dol­larë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre autom­jete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e për­fi­tu­ara nga vjed­h­ja.

Çësht­ja mori jehonë të mad­he pub­like jo vetëm për shu­mat e kon­siderueshme të par­ave të gje­tu­ra, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.

Pas vua­jt­jes së një pjese të dënim­it, Roze­ta Dobi ka rifi­tu­ar sot lir­inë, duke lënë qelinë e burgut të Pojskës si për­fituese e amnis­tisë penale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading