news

Aplikimet për në universitete/ Hapet portali u‑Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave

Mat­u­ran­tët kanë mbyl­lur provimet dhe tash­më shumë prej tyre presin të apliko­jnë për në uni­ver­sitet. Por­tali U‑Albania është hapur dhe ata mund të ver­i­fiko­jnë të dhë­nat per­son­ale. Drej­tori i Rrjetit Akademik Shqip­tar i këshillon të shfry­të­zo­jnë kohën dhe të infor­mo­hen për degët e pëlqy­era.

“Do t’i këshilloj mat­u­ran­tët që të futen në por­tal dhe të bal­lafaqo­jnë të dhë­nat në doku­mente me ato në por­tal dhe, nëse kanë pasak­tësi, ata duhet të drej­to­hen ose gjim­naz­it, ose QSHA-së për të bërë kor­rigjimet përkatëse para fil­lim­it të pro­ce­sit, se më pas është e pamundur.

Ta shfry­të­zo­jnë këtë kohë edhe për të mar­rë infor­ma­cionet e duhu­ra, për të parë kriteret e pra­nim­it, për mënyrën e ecurisë së këtij pro­gra­mi në raun­din e parë të vitit të kalu­ar, të kri­jo­jnë ide, të për­l­log­a­risin pikët”, tha drej­tori i Rrjetit Akademik Shqip­tar.

Më pas, duke nisur nga 27 kor­riku dhe për gjashtë ditë me rad­hë, mund të plotë­so­jnë for­mu­la­rin A2. Kan­di­datët për stu­den­të mund të ren­disin dhjetë degët e pëlqy­era, ndër­sa në por­tal janë aktu­al­izuar kriteret e pra­nim­it për çdo fakul­tet.

“Nëse mat­u­ran­tët kërko­jnë vetëm 2–3 degë, do t’i këshillo­ja ta plotë­so­jnë for­mu­la­rin e plotë, se mund të ndod­hë që në ato degë konkur­ren­ca e mat­u­ran­tëve është e lartë dhe kuo­tat kanë një numër të cak­tu­ar, dhe nëse ato nuk i fito­jnë, këto degë mund të apliko­jnë për një tjetër. Kur e mbyllin me 2–3, iu hiqet kjo e drejtë dhe mbetet për raun­din e dytë.

Mesa­tar­ja hyrëse është 6.5 për pro­gram­et bach­e­lor, për pro­fe­sion­alet mjafton të kesh mbaru­ar maturën shtetërore, për mësuesinë 7.5 vetëm për ata që në cik­lin e dytë dëshi­ro­jnë mësue­si.

Por edhe por­tali i ka në sis­tem mesa­taret dhe, nëse nuk e ka këtë mesa­tare, nuk të shfaqet ajo degë”, shtoi Arjan Xhe­laj.

Rreth 29 mijë të rinj pritet të apliko­jnë për të nisur studimet e lar­ta vitin e ardhshëm akademik. Rreth tre mijë prej tyre janë mat­u­ran­të të viteve të shkuara, të cilët riap­liko­jnë pasi nuk kanë nisur uni­ver­sitetin më parë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading