news

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në nëse ka një “krisje” në PS

Blen­di Klosi, Sekre­tari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Alba­nia lid­hur me zhvil­limet poli­tike bren­da dhe jashtë PS-së.

Klosi është pyetur nga gaze­tar­ja e Euronews Alba­nia, Mirela Milori, lid­hur me debatin e ndod­hur mes deputetit të PS-së, Dami­an Gjiknuri, dhe Kryetar­it të Komi­sion­it të Lig­jeve, Ulsi Man­ja, të cilët janë pjesë e një par­tie. Klosi tha se, sipas tij, ky është një debat nor­mal.

Gaze­tar­ja: Ka diç­ka që nuk shkon, më jep fjalën, nuk ta jap fjalën, do më japësh fjalën se do iki, e mirë po iki, po iki. E them kësh­tu, në domethënë, zbard­ha një dia­log. Si duket, ka ten­sion në PS apo?

Blen­di Klosi: Ten­sion… Jemi par­ti e për­bërë nga njerëz, nuk jemi… që men­do­jmë, gjyko­jmë, ka momente.

Dhe unë men­doj që, nëpër­m­jet rrjeteve sociale, atë debat, edhe i njoh të dy miqtë shumë mirë, që është zoti Gjiknuri me zotin Man­ja, nuk men­doj kur­rë që është një ten­sion.

Është një moment. Kjo është përgjegjësia e të qen­it para kam­er­ave, që mbase trans­for­mo­het një debat, një disku­tim. Nuk besoj se mund të kon­sidero­het si një ten­sion, por kon­sidero­het si një ditë pune, ku njerëz­it janë në jetën e tyre, në momente të caktuara.Gazetarja:

Nuk ka diç­ka më të thel­lë? Nuk ka një divergjencë më të thellë?Blendi Klosi: Duke thënë, duke i njo­hur të dy kolegët, që janë miq shumë të mirë të njëri-tjetrit, men­doj që ka të bëjë diç­ka mbase me punën, me një disku­tim të atij pro­jek­ti. Unë nuk e di tamam se për çfarë ishte debati, që të marr pjesë në këtë disku­tim.

Gaze­tar­ja: Për këta komi­sion­erët, nuk ishte dako­rd zoti Gjiknuri, megjithatë donte fjalën të sqaronte diçka…Blendi Klosi: E pra, pran­daj.

Nuk është se mbase s’ka qenë dako­rd, për punë fjale, për punë pro­ce­dure. Po njerëz që jemi gjithë kohën në kam­era dhe, kur je në kam­era gjithë kohën, padyshim ka edhe momente që nuk i real­i­zon drejt ato që do bësh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading