news

“E vrau me thikë në zemër”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

Gjyka­ta e Apelit shpal­li vendimin për Mario Për­lle­sha­jn, i akuzuar për vras­jen e 14-vjeçar­it Mar­tin Cani dy vite më parë pranë shkol­lës “Fan Noli” në Tiranë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Për­lle­sha­jn me 16 vite burg për ngjar­jen e rëndë të ndod­hur në Tiranë.

Por për Engjëllin, babain e Mar­tin Can­it, dhim­b­ja ka mbe­tur. Në një prononcim për medi­at, pas për­fundim­it të seancës, ai është shpre­hur se nuk janë të kënaqur me dën­imin e autorit, pasi pre­tendonin më shumë.

“Kjo që na ka ndod­hur ne mos t’i ndod­hë asku­jt. Dhim­b­ja jonë është shumë e mad­he. Lig­jet janë lig­je, por ne pre­tendon­im një dën­im më të madh. Dën­i­mi është për 2 vepra penale.

Një i ri mund të vrasë 50 per­sona sot me një bom­bë dhe dëno­het 12 vite burg.

Siç e dini dhe ju, janë 2 rrethana cilë­suese. Falë Zotit që nuk ka pasur fëmi­jë të tjerë aty. Sa i për­ket autorit, Luisi ishte i plago­sur, ndërko­hë që Mar­tinin e vrau me thikë në zemër. Dhim­b­ja jonë është shumë e mad­he”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading