news

Fundi i Ramës, qelia  313 si Ilir Meta ose  burg federal si Maduro

Ilir Dako

Lëviz­jet e fun­dit të Edi Ramës tre­go­jnë ago­ninë e një qever­i­tari të rrënuar poli­tik­isht dhe mendër­isht. Zul­lu­mi dhe zhuli kanë akseleru­ar zemërim­in pop­ul­lor ndaj një kryem­i­nistri të dënuar pub­lik­isht nga opin­ioni qyte­tar, i cili më në fund është zgjuar nga letargjia 13 vjeçare e një dosieri krim­i­nal, kor­rup­tiv dhe antipop­ul­lor të një bande gra­bitë­sish me në krye Edi Ramën.

Edi Rama ka rënë moral­isht. Shqip­tarët e kanë dhënë verdik­tin e tyre nëpër­m­jet qën­drimeve të pre­ra dhe të hapu­ra, të cilat rrjed­hin si një e drejtë legjitime për­bal­lë kësaj klike xhep­istësh dhe injo­ran­tësh të rën­domtë. Kjo man­i­festo­het kudo, në rrugë, audi­torë, stu­dio tele­vizive, tak­si, auto­buzë etj, ku njerëz­it shpre­hin hap­tazi mllefin e tyre ndaj lid­erucit tonë infan­til dhe të papërgjegjshëm. Mazho­ran­ca e kthy­er në një shportë kar­avid­hesh ala Zengjine, Sara Mile, Çakëri, Balle, Braçe, Gonx­he është shndër­ru­ar në një fab­rikë mediokriteti dhe injo­rance, ku anal­fa­bet­iz­mi ka zënë rën­jë duke shpor­rur nga ske­na poli­tike intelek­tu­al­izmin e mirë­filt­të shqip­tar. Në krye të kësaj çete qën­dron ai, përbindëshi i Franken­sh­ta­jnit i ndër­tu­ar me copat e Belës, Zengji­nesë, Sarës, Tao Pal­lës, Gonx­h­es, Braçes dhe gjithë mon­strave që i janë bashkëngji­tur përbindëshit që sun­don si një mbret i zgje­bo­sur. Përbindëshi i Frankesh­ta­jjnit,  me babëz­inë e tij ka shndër­ru­ar pasuritë e shqip­tarëve në kolat­erale të një tufe haj­dutësh që pas­tro­jnë paratë e tij. Si një patric romak ai i tra­j­ton shqip­tarët si pebe­jtë, duk ju dhunuar të drej­ta, mohuar pasuritë, gra­bitur tak­sat dhe duke shpërn­darë në for­ma llok­mash nëpër­m­jet ten­derëve, kon­cen­cionesh dhe pronash në duart e gjith­farë per­son­azhesh apo grupimesh, ku për influ­encë dhe ku për pasurim per­son­al.

Rasti i fun­dit i West­it tre­goi qartë se për patricin Ramë nuk ekzis­ton fjala ligj, nuk ekzis­ton fjala shtet, por vetëm arbi­trariteti dhe dhu­na, gra­bit­ja dhe abuziviz­mi, të cilat kanë zënë rrën­jë në çdo qelizë të mendër shtetit të kësaj mazho­rance mega­ha­j­dutësh.

Përbindëshi Ramë ka rënë.

Megjithëse rreket me algo­rit­min e tij të dalë duarsh të prod­ho­jë opti­mizëm fik­tiv, ai ka ngelur i vetëm me tufën e anal­fa­betëve dhe injo­ran­tëve që ka mbled­hur rreth vetes dhe po shtyn në ago­ni ditët e pushtetit të tij të rrënuar si një kufomë e dekom­pozuar buzë rrugës. Kush­do po mbyll hundët nga era e qel­bur që kundër­mon kufo­ma e kalbur e qev­erisë shqiptare. Kësaj qev­er­ie i vjen erë kri­mi, i vjen erë kor­rup­sioni, i vjen erë gra­bit­ja, i vjen erë pro­pa­gan­da dhe gjithç­ka tjetër që drej­to­het nga përbindëshi i Franken­sh­ta­jnit që quhet Edi Rama.

Edi Rama ka rënë se e ka brak­tisur vetë kri­jue­si i tij, Franken­sh­ta­jni Soros, i cili e mori nga lumi i ndo­tur i Senës, për ta servirur si lid­erin e së ardhmes, por që u katan­dis në një përbindësh të frik­shëm sa dhe vetë kri­jue­si Soros e ka brak­tisur dhe po i gjuan me gurë.  Është vetë Sorosi që i ka ngrit­ur fushatën e Pelikan­it për të godi­tur me një gur dy zogj: Armikun e tij Trump dhe ligës­inë që e ka emrin Edi Rama. Janë medi­et e Soros nëpër botë që kanë ampli­fikuar lufëtn e Pelikan­it si luftë kundër Trump dhe pjel­lës së ti mon­struoze që e ka emrin Edi Rama.Përbindëshi Ramë e ka mbushur kupën.

Në listën e tij të ligë­sive që i ka bërë kërij kom­bi hyjnë që nga trad­htitë kom­bëtare me serbin Vuçic, si pjel­la të Lavrovit me plat­for­mën dia­bo­like të Bal­lka­n­it të Hapur alias Jugosllavia e Mad­he, deri te shpop­ul­li­mi i ven­dit nga shqip­tarët për ta zëvendë­suar me kope emi­grantësh nga vende të pazhvil­lu­ara. Në listën e trad­htive kom­bëtare hyjnë gra­bit­jet sis­tem­atike nëpër­m­jet kon­cen­cion­eve, ten­derëve, dhurim­it të pron­ave deri të shkatëri­mi i his­torisë mijëra vjeçare të Shqipërisë, Portin e Dur­rësit.

Nën zul­lu­min 13 vjeçar të qev­eris­jes së kri­jesës së Franken­sh­ta­jnit Ramë mund të për­mendim shën­de­tës­inë e cila është në ditën e saj më të zezë, arsimin i cili është kthy­er në prod­hues anal­fa­betë të tip­it Zengjine, Çakër, Mila etj.

Ligësia që ky përbindësh i ka bërë shqip­tarëve është instal­i­mi i krim­it në pushtet dhe vënëien e shtetit në shër­bim të tij. Qev­e­ria Rama sot është në het­im nga SHBA për lid­hjet e saj me trafiqet e drogës dhe mbështet­jen dhe financimin e karteleve. Nuk mund të har­ro­hen deputetët e ard­hur nga shfry­tëz­i­mi i pros­ti­tu­cionit, vras­jeve apo dhe trafiki­mi i drogës që ky përbindësh i uli në poltronët e par­la­men­tit, duke rrënuar par­la­mentin demokratik në nivelin e par­la­men­tit të krim­it.

Zul­lu­mi i kri­jesës së Franken­sh­ta­jnit, pasi rrënoi poli­tikën dhe demokrac­inë shqiptare shkatër­roi biznësin shqip­tar, i cili për 30 vite demokraci u ngrit mbi sakri­fi­cat dhe mundin e njerëzve që u rritën së bashku me tranzi­cionin. Përbindëshi asgjë­soi kon­tributin e një elite menax­he­ri­ale duke e zëvendë­suar me krim­inelët dhe  prestanomet e bandës së tij qever­itare, të cilët rrëm­byen gjithç­ka, pronat , kon­cen­cionet, pasuritë, ten­derët dhe pas­troi paratë e drogës dhe krim­it. For­mu­la e 30 përqindëshit të inves­timeve që kalonte në xhep­at e min­is­trave të Edi Ramës u kthye në pastrim parash për ban­dat e drogës.

Përbindëshi i Franken­sh­ta­jnit ka rënë.

Edi Rama është një Mak­beth i tmer­ru­ar nga mak­thet e trad­htive që i ka bërë shqip­tar­wve, bashkëlufë­tarëve, miqve dhe shokëve të tij që e sol­lën në pushtet, të cilët i preu në besë dhe po i kalb burgjeve. Përbindëshi Franken­sh­ta­jnit si një mak­beth mod­ern i shfaqen  në duar njol­lat me “gjakun” e shokëve që i dhanë pushtetin por i “vrau” një e nga një. Pasi vrau Dunkanin Nano ai erd­hi në pushtet në 2013 me Bankon Metë për ta çuar këtë të fun­dit në qelitë e 313. Të gjithë vik­ti­mat e tij i rën­do­jnë ndërgjeg­jen duke fil­lu­ar nga Tahiri, Beq­ja, Koka dhe deri te i fund­mit shok dhe mik armësh Eri­on Veli­aj.

Mak­bethi Ramë është në ago­ni.

Poli­tikani përbindësh  Rama e nisi qev­eris­jen me sen­tencën e Ham­letit: “ O botë o djall o dreq paskam lin­dur të të ndreq”, dhe  e bitisi si një pjel­lë e rën­dom­ta krim­i­nale, duke ngrit­ur njw obor me gjithë ban­dat e  krimit.Fundi i Mak­bethit Ramë.

Shek­spiri si një dra­maturg gji­gand pati mad­hësht­inë të ishte edhe pro­fet, ku per­son­azhet e tij shfaqen shpesh në kohëra dhe kon­tek­ste të ndryshme. Edi Rama është figu­ra që mishëron bren­da vetes sivël­lain e Mak­bethit, në kushte mod­erne por me patologji të njëj­ta. Fun­di i Mak­bethit dihet. U vra në fushën e bete­jës pasi u pen­d­ua për krimet e tij. Këtu ndryshon fati i Edi Ramës.

Epi­logu është i pash­mang­shëm. Shek­spiri e pro­fe­ti­zoi fatin e tiranëve: të vriten në fushën e bete­jës ose të kalben në qeli. Për Ramën, vari­anti më i mirë është një qeli në 313 pranë Metës, ndër­sa më i keqi është uni­for­ma por­tokalli në një burg fed­er­al amerikan. Përbindëshi ka rënë. Fun­di i Mak­bethit Ramë është fun­di i një epoke të krim­it dhe kor­rup­sion­it, një kufomë poli­tike që nuk mund të ring­jal­let më. His­to­ria do ta kuj­to­jë si një lid­er që shkatër­roi insti­tu­cionet, rrënoi demokrac­inë, trad­htoi kom­bin dhe e la Shqipërinë në gjend­jen më të mjerueshme të saj. Ai nisi si Ham­let me iluzion­in e ndreq­jes së botës, por e mbyl­li si Mak­beth me duar të përg­jaku­ra dhe si Franken­sh­ta­jn me trupin e ndër­tu­ar nga copa mon­strash. Fun­di i tij është fun­di i një epoke të errët, një epokë që shqip­tarët nuk do ta har­ro­jnë kur­rë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading