
Pas largimit të Zlatko Dalic, Kroacia nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i kombëtares ballkanase i është besuar Slaven Bilic.
Dalic dha dorëheqjen pas eliminimit të Kroacisë nga Botërori, ku skuadra u mposht 2–1 nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.Federata Kroate e Futbollit konfirmoi se Bilic u emërua me vendim unanim në krye të kombëtares.
57-vjeçari kishte drejtuar Kroacinë edhe në periudhën 2006–2012.Gjatë mandatit të parë ai regjistroi 42 fitore, 15 barazime dhe 8 humbje në 65 ndeshje.
Arritja më e mirë e tij ishte çerekfinalja e Euro 2008, ku Kroacia u eliminua nga Turqia pas penalltive.Bilic deklaroi se synimi kryesor është një arritje e madhe në Euro 2028.
Ai foli edhe për Luka Modric, duke shprehur dëshirën që kapiteni të vazhdojë të luajë me kombëtaren.
