news

Përballemi me diktatura”/ 46-të ditë revoltë, Presidenti i EDS nga Brukseli:Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

Pres­i­den­ti i Stu­den­tëve Demokratë Europi­anë (EDS), Francesco Sis­mon­di­ni, iu bashkua protestës së shqip­tarëve në Bruk­sel, e zhvil­lu­ar para­lel­isht me tubimin në Tiranë ku protestue­sit kërko­jnë dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Në fjalën e tij para protestuesve, Sis­mon­di­ni shpre­hu mbështet­jen për lëviz­jen qytetare në Shqipëri, duke e cilë­suar rin­inë shqiptare si një shem­bull frymëz­i­mi për të rin­jtë europi­anë.

“Stu­den­të, po lind një lëviz­je e re në Europë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështe­tur, për të sjel­lë zërin e të rin­jve europi­anë në mbështet­je të pop­ul­lit shqip­tar dhe rin­isë shqiptare, e cila sot po na frymë­zon”, deklaroi ai.

Sipas tij, të rin­jtë në Europë po për­ballen me sfi­da të ngjashme për­bal­lë qev­erive që ai i cilë­soi autoritare.

“Për­balle­mi me qev­eri autoritare, me dik­tatu­ra në çdo cep dhe në çdo aspekt të jetës sonë. Dhe sot rinia shqiptare është e vet­m­ja që po frymë­zon të rin­jtë europi­anë.

Ne po shohim prote­s­tat që po vazh­do­jnë prej më shumë se 40 ditësh. Ju falën­deroj. Ju falën­deroj nga zem­ra. Rama ik!

Fale­minder­it në emër të rin­isë së Europës”, shpre­het ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading