news

Sekuestrohen 111 kg kokainë të fshehura në kabinën e kampionit. Në pranga tre persona në Itali, mes tyre një shqiptar

Një opera­cion antidrogë i Guardia di Finan­za në Itali ka çuar në sekuestrim­in e mbi 111 kilo­gramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash dhe arres­timin e tre per­son­ave, mes tyre një shte­tas shqip­tar.

Opera­cioni u zhvil­lua nga efek­tivët e Komandës Provin­ciale të Ankonës, të cilët ndo­qën një autom­jet të dyshimtë nga Ankona drejt zonës per­iferike të Par­mës.

Gjatë vëzhgim­it, het­ue­sit kon­stat­u­an shkëm­bimin e disa çan­tave të mëd­ha mes autom­jetit dhe një kamioni që iu afrua.

Kon­trol­let zbu­lu­an se lën­da narkotike ishte fshe­hur në një hapësirë të posaçme të kri­juar në kabinën e kamion­it, ku u gjetën 100 pako kokainë, me një peshë totale prej mbi 111 kilo­gramësh.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finan­za, pasi të përz­i­hej dhe të hid­hej në treg, sasia e sekuestru­ar e kokainës do të gjen­eronte fitime të paligjshme me vlerë rreth 20 mil­ionë euro.

Me urd­hër të Prokuror­isë së Par­mës, u arrestu­an dy per­son­at që ndod­heshin në autom­jet dhe drejtue­si i kamion­it, shte­tas me origjinë shqiptare dhe rumune. Të tre janë dër­guar në bur­gun e Par­mës, ndër­sa hetimet për zbard­hjen e plotë të rrjetit të trafikut të drogës vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading