news

Veliaj në Gjykatën e Lartë, ndryshon trupa gjykuese pas dorëheqjes së njërit prej gjyqtarëve

Ka ndryshuar tru­pa gjykuese që do të shqyr­to­jë rekursin e krye­bashki­akut të Tiranës, Eri­on Veli­aj, në Gjykatën e Lartë, pasi anë­tari Ilir Pan­da ka dhënë dorëhe­q­jen nga shqyr­ti­mi i çësht­jes.

Pas tërhe­q­jes së Pandës, është cak­tu­ar një trupë e re gjykuese e për­bërë nga Sandër Simoni, në cilës­inë e rela­torit, si dhe anë­tarët Sokol Binaj dhe Albana Bok­si.

Dos­ja e Veli­a­jt u rik­thye për rishqyr­tim në Gjykatën e Lartë pas vendim­it të Gjykatës Kushtetuese të 25 majit, e cila me shu­micë votash 5 me 3 ven­dosi kthimin e çësht­jes për shqyr­tim.

Eri­on Veli­aj ndod­het në paraburgim që prej 10 shkur­tit 2025. Ai dhe bashkëshort­ja e tij, Ajo­la Xoxa, aku­zo­hen për kor­rup­sion në nën­të raste, ndër­sa ndaj Veli­a­jt rën­do­jnë edhe akuzat për shpër­dorim detyre dhe pastrim parash.

Tru­pa e re e Gjykatës së Lartë pritet të shqyr­to­jë rekursin dhe të ven­dosë nëse masa e sig­urisë “arrest në burg” ndaj Veli­a­jt është pro­por­cionale, si edhe mbi vijimin e pro­ce­du­rave ligjore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading