news

AKSIDENT NË TIRANË-ELBASAN/ Përplasen kamioni dhe një makinë, bllokohet trafiku

Një aksi­dent rru­gor është regjistru­ar pas­diten e së enjtes në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë zonës së Bradasheshit, ku janë përf­shirë një kamion dhe një autom­jet.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur shër­bimet e emergjencës dhe një ambu­lancë, ndër­sa ende nuk ka të dhë­na zyrtare për gjend­jen shën­de­të­sore të per­son­ave të përf­shirë në aksi­dent.

Për shkak të për­plas­jes, qarkul­li­mi në autostradë është bllokuar për më shumë se 30 min­u­ta, duke shkak­tu­ar rad­hë të gja­ta autom­jetesh në të dy drej­timet e lëviz­jes.

Autoritetet ndod­hen në vend­ng­jar­je dhe po puno­jnë për zbard­hjen e rrethanave të aksi­den­tit, si dhe për nor­mal­iz­imin e trafikut.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading