news

Aksidentoi për vdekje 7‑vjeçarin në Elbasan/ Apeli rrëzon kërkesën për lehtësim mase dhe lë në qeli regjizorin Petri Bozo

Gjyka­ta e Apelit të Juridik­sion­it të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sig­urisë ndaj regji­zorit Petri Bozo, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të lehtë.

Vendi­mi është mar­rë pak ditë më parë, ndër­sa Apeli ka kon­fir­muar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasan­it. Si paso­jë, Bozo do të vijo­jë të qën­dro­jë në burg gjatë het­imeve për aksi­dentin me paso­jë vdek­jen e një 7‑vjeçari.

Ngjar­ja ndod­hi mëng­jesin e 25 majit pranë shkol­lës së fshatit Mengël, në Elbasan. Fëmi­ja, nxënës i klasës së parë, humbi jetën pasi u për­plas nga autom­jeti që drej­to­hej nga Petri Bozo.

Sipas të dhë­nave të dos­jes, 7‑vjeçari ndod­hej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëru­ar motrën në shkol­lë, kur ndod­hi aksi­den­ti fatal.Me vendimin e Apelit, masa e sig­urisë e cak­tu­ar nga shkalla e parë mbetet në fuqi, ndër­sa hetimet për zbard­hjen e plotë të rrethanave të ngjar­jes vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading