sport

Cfarë nuk u pa, zbulohet pse Bellingham goditi me shuplakë pas koke lojtarin e Argjentinës


Plagos­ja bren­da Polik­linikës në Shkodër, arresto­hen autori 18-vje­car dhe babai që bashkëpunoi në krim

Cfarë nuk u pa, zbu­lo­het pse Belling­ham godi­ti me shu­plakë pas koke loj­tarin e Argjentinës

Lajmi­fun­dit / 16 Kor­rik 2026, 16:55
Cfarë nuk u pa, zbu­lo­het pse Belling­ham godi­ti me shu­plakë pas koke

Edhe pse nuk u aktivizua për asnjë min­utë në gjys­më­fi­nalen ndaj Anglisë, mbro­jtësi i Argjentinës, Valentin Bar­co, u kthye në një nga per­son­azhet më të komen­tu­ar të mbrëm­jes.

Pas për­fundim­it të takim­it, tek­sa fes­tonte në fushë së bashku me shokët e skuadrës kual­i­fikimin në finalen e Kupës së Botës, Bar­co u godit në pjesën e pasme të kokës nga Jude Belling­ham. Inci­den­ti u bë men­jëherë viral dhe ngri­ti pikëpyet­je mbi arsyet e reagim­it të mes­fushorit anglez.

Megjithatë, pam­je të pub­likuara së fund­mi në rrjetet sociale duket se hed­hin më shumë dritë mbi atë që ndod­hi.

Në video shi­het Bar­co duke pro­vokuar fut­bol­listët anglezë men­jëherë pas golit të barazim­it të real­izuar nga Enzo Fer­nán­dez.

Sipas këtyre pam­jeve, mbro­jtësi argjenti­nas hyri në fushë dhe fes­toi në mënyrë pro­vokuese për­bal­lë loj­tarëve të Anglisë, gjë që duket se acaroi Belling­hamin.

Në fund të sfidës, mes­fushori anglez reagoi ndaj këtij episo­di duke e godi­tur Bar­con nga pas, në një moment që është bërë objekt disku­ti­mi të madh në medi­at sportive dhe në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading