news

Fyeu shqiptarët, Kos: E habitshme që Paunovic ende është ministre

Komi­sion­ar­ja evropi­ane për Zgjer­im, Mar­ta Kos, u shpreh e befa­suar me fak­tin se Snezhana Paunoviq vazh­don të mba­jë funk­sion­in e min­istres në Qev­er­inë e Ser­bisë edhe pas deklaratave të saj lid­hur me spastrim­in etnik në Kosovë.

“Ishte shokuese të dëgjon­im diç­ka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tron­ditëse të dëgjo­hej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagji­noj që një min­istre, pas një deklarate të tillë pub­like, të mund të vazh­do­jë të ushtro­jë detyrën e saj”, ka thënë Kos.

Deklara­ta e saj se do ta spas­tronte etnik­isht Kosovën, nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxi­ti reag­ime të shum­ta në insti­tu­cionet evropi­ane.

Komi­sion­ar­ja Kos, e cila ditëve të fun­dit ishte ndër zërat më të fuqishëm në reagimet ndaj kësaj deklarate, porosi­ti se secila fjalë mban peshën e vet.

Ajo nën­vi­zoi se mbështet­ja e ulët për inte­grim­in evropi­an në Ser­bi është edhe paso­jë e mesazheve që dër­go­jnë poli­tikanët, si dhe e mënyrës se si rapor­to­jnë medi­at.

Sipas saj, është e papranueshme që një vend kan­di­dat të për­dorë retorikë antievropi­ane.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading