news

Gjykata kthen në detyrë dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha! Rrëzon pezullimin nga rektori Artan Hoxha

Gjyka­ta Admin­is­tra­tive ka ven­do­sur qe Prof. Dr. Dori­na Hox­ha të rik­the­het men­jëherë në detyrën e dekanes së Fakul­tetit të Drejtë­sisë së Uni­ver­sitetit të Tiranës.

Kete vendim, Gjyka­ta Admin­is­tra­tive e mori sot, duke rrëzuar vendimin e Rek­torit Artan Hox­ha, për pezul­lim­in nga detyra të dekanes.

Më 22 maj të këtij viti, Rek­tori pezul­loi nga detyra deka­nen Hox­ha me argu­mentin se kjo e fun­dit ka shpre­hur interesin për të kan­did­uar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqë­sor nga rad­hët e ped­a­gogëve, dhe duke qenë se Fakul­teti i Drejtë­sisë ka kom­pe­ten­ca në përzg­jed­hjen e kan­di­dat­u­rave ajo ndod­hej në kon­flikt intere­si.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading