news

“Hetoni kryeministrin, arrestoni Ballukun!” – Aktivistja Vatnikaj i bën thirrje SPAK-ut dhe GJKKO-së: “Filloni nga Rama…

Aktivist­ja Sidorela Vat­nikaj deklaroi nga protes­ta e 47-të kundër qev­erisë se qyte­tarët kërko­jnë het­im për të gjithë zyr­tarët e dyshuar për kor­rup­sion, duke nisur, sipas saj, nga kryem­i­nistri Edi Rama, “si koka e një orga­ni­zate krim­i­nale”.

Duke folur për insti­tu­cionet e drejtë­sisë, aktivist­ja tha se qyte­tarët e mbësht­esin punën e SPAK dhe GJKKO-së, por kërko­jnë het­ime ndaj të gjithë zyr­tarëve të kor­rup­tuar.

“Kemi thënë që i mbësht­es­im, por jemi kërkues. Jemi mbështetës të pro­ce­sit të hetim­it ndaj zyr­tarëve, por kërko­jmë që të het­o­hen të gjithë, duke fil­lu­ar nga Edi Rama, si koka e një orga­ni­zate krim­i­nale dhe jo më si një kryem­i­nistër”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo tha se qyte­tarët kërko­jnë, “het­oni Ramën, arrestoni Bal­lukun, het­oni të gjithë min­is­trat e kor­rup­tuar, krye­bashki­akët e kor­rup­tuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhep­at tanë.”

Aktivist­ja Sidorela Vat­nikaj: Kemi qenë këtu çdo ditë për t’i dhënë fund tranzi­cionit shqip­tar me një klasë të vjetër poli­tike të kor­rup­tuar, që vetëm kanë ndër­ru­ar anët, por asnjëherë nuk e kanë lëshuar pushtetin.

Për 47 ditë ky shesh e ka treguar qën­drim­in e vet në raport me insti­tu­cionet e drejtë­sisë së re.Kemi thënë që i mbësht­es­im, por jemi kërkues. Jemi mbështetës të pro­ce­sit të hetim­it ndaj zyr­tarëve, por kërko­jmë që të het­o­hen të gjithë, duke fil­lu­ar nga Edi Rama, si koka e një orga­ni­zate krim­i­nale dhe jo më si një kryem­i­nistër.

Kemi qenë dhe jemi në mbështet­je të punës së SPAK dhe GJKKO-së, por jo me sy mbyl­lur. Ne kërko­jmë, het­oni Ramën, arrestoni Bal­lukun, het­oni të gjithë min­is­trat e kor­rup­tuar, krye­bashki­akët e kor­rup­tuar, të gjithë ata që për 36 vite kanë futur duart në xhep­at tanë. Duam het­im! Duam het­im! Duam het­im! Duam het­im!…

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading