news

Imuniteti i Ballukut, protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend

Një prej protestuesve gjatë tubim­it para Kryem­i­nistrisë i bëri thirrje SPAK-ut që të tre­gonte nëse ka një kërkesë të dytë të pro­tokol­lu­ar në Kuvend për heq­jen e imu­nitetit të ish-zv.kryeministres Belin­da Bal­luku.

“Dhe një kërkesë të fun­dit për SPAK. Ju lutem ta bëjnë të qartë dhe pa nënkup­time.

A ka një kërkesë të dytë të pro­tokol­lu­ar në Kuvend për heq­jen e imu­nitetit të Bal­lukut?

Ju bëj thirrje edhe deputetëve që nëse ka një doku­ment të pro­tokol­lu­ar nga SPAK për këtë çësht­je, ta bëjnë pub­like. Arrestoni Bal­lukun”, tha një protestues.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading