sport

Jasir Asani shkëputet nga Esteghal, shkak rrogat e padhëna nga klubi iranian

Adri­atik BALLA

Lajme të shum­ta qarkul­lo­jnë në rrjetet online për fut­bol­listët e për­faqë­sue­ses kuqezi. Janë bërë disa lëviz­je intere­sante e shumë loj­tarë po presin gjithash­tu të mëso­jnë emrin e ekip­it të sezonit të ri. Bro­ja është një prej tyre, por nuk mbetet pas edhe shko­drani tjetër, Elseid Hysaj. Më tej edhe Krist­jan Asllani duket se nuk e ka gje­tur ende des­ti­na­cionin e ri pasi pret trans­fer­im­in prej Inter­it diku tjetër, ndër­sa për Berat Gjimshi­tit për komentin nuk ka lajme se mund të largo­het nga Ata­lan­ta. Sido­qoftë, merka­to është e hapur deri në ditët e para të shta­torit dhe kuqez­in­jtë do të për­piqen të gje­jnë skuadrën e dëshiru­ar për sezonin e ri. Jo gjithç­ka varet prej dëshirës së tyre, pasi një rol të madh kanë agjen­tet dhe klu­bet që kanë ende në pronësi kar­tonin e tyre. Sido­qoftë, dje pati disa lëviz­je dhe qën­drime që vlen të për­menden.

Asani shkë­putet nga Esteghali iran­ian

Jasir Asani kon­sidero­het tash­më një loj­tar i lirë. Sul­mue­si i Kom­bëtares shqiptare mori së fund­mi vendimin drastik, për të ndër­pre­rë kon­tratën me Estegh­lal. Shkak për mbyll­jen e bashkëpunim­it është bërë mospag­i­mi i detyrimeve për sezonin e kalu­ar. Asani e ka njof­tu­ar klu­bin për të ardhmen, pikër­isht përmes një letre. 31-vjeçari i lin­dur në Shkup tash­më duhet të gje­jë ekip të ri. Më parë është shpre­hur se për të ka interes nga eli­ta e fut­bol­lit span­joll. Asani u penal­izua shumë nga lufta në Lind­jen e Mesme, pasi humbi edhe vendin e tij në Kom­bëtare. Për herë të fun­dit mori min­u­ta pikër­isht në fundin e mua­jit shkurt. Asani largo­het nga Estegh­lal me kuj­timin e 29 paraqit­jeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 13 gola dhe asis­toi katër të tjerë.

Hysaj nuk kthen përgjig­je në kohën e duhur, nuk shkon te Leçe

Nego­ci­atat mes Elseid Hysaj dhe Leçes kanë nge­cur. Klu­bi i Seria A paraqi­ti dje ofer­tën zyrtare, ndër­sa pri­ti 24 orë për përgjig­jen. Xhan­lu­ka Di Mar­cio shkru­an se Leçe bëri për­p­jek­je të kon­siderueshme finan­cia­re.

Në anën tjetër ndod­het Hysaj, i cili nuk dha dritën jeshile dhe prefer­on të shiko­jë për opsione të tjera para vendim­it për­fundim­tar. Nego­ci­atat e nge­cu­ra bëjnë që edhe Leçe të shiko­jë për opsione të tjera. 32-vjeçari i mbro­jt­jes u largua nga Lacio ku i pati min­u­tat me pika­tore në dy sezonet e kalu­ara.

Hysaj ka një kar­ri­erë të fokusuar vetëm në Seria A. Aty ku mbi 100 ndesh­je regjistron me Empolin dhe Lacion, ndër­sa te Napoli kaloi 200 paraqit­je.

Merkato/ Ngecin bisedimet me Frozi­nonen, Luis Hasa nuk largo­het nga Napoli

Nuk ka mar­rëvesh­je për trans­fer­im­in e Luis Hasës nga Napoli te Frosi­none. Gaze­tari Niko­lo Ski­ra rapor­ton se bisedimet kanë nge­cur. 22-vjeçari është rik­thy­er te Napoli pas huazim­it të suk­sesshëm te Kar­rareze në Ser­inë B. Mes­fushori nuk ka hapësira në pro­jek­tin e tra­jner­it Ale­gri, ndaj edhe duhet të gje­jë skuadër. Fakt është se kon­tra­ta e tij vlen deri në vitin 2029. Ndaj dhe Napoli që e bleu kar­tonin për 500 mijë euro nga Leçe, po shikon që të për­fi­to­jë. Hasa ven­dosi këtë vit që të hiqte për­fundimisht dorë nga Italia. Nga mua­ji qer­shor u ven­dos nën urdhrat e tra­jner­it Maran te Kom­bë­tar­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading