news

Kadastra institucioni më problematik, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe akuzon Lorena Goxhobellin se e ka kthyer…

Agjen­cia Shtetërore e Kadas­trës është kthy­er në insti­tu­cionin më prob­lematik sa i takon bashkëpunim­it me Avokatin e Pop­ul­lit. Deklara­ta u bë dje nga Avokati i Pop­ul­lit, Endrit Sha­bani, gjatë rapor­tim­it në Kuvend për­para Komi­sion­it për Nis­mat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyr­jen Insti­tu­cionale. Sha­bani bëri të ditur se një pjesë e insti­tu­cion­eve pub­like vijo­jnë të mos japin infor­ma­cion, të mos kthe­jnë përgjig­je dhe të mos zba­to­jnë reko­mandimet e këtij insti­tu­cioni. Sipas tij, niveli i zba­tim­it të reko­mandimeve të Avokatit të Pop­ul­lit është vetëm 21 për qind, një shifër që ai e cilë­soi të papranueshme.

Në rapor­timin e tij, ai veçoi Kadas­trën që drej­to­het nga Lore­na Gox­ho­bel­li si insti­tu­cionin që refu­zon më shpesh të zba­to­jë reko­mandimet e dhë­na. “Zba­ti­mi i reko­mandimeve të Avokatit të Pop­ul­lit është gati 21 %, një shifër e ulët për të cilën nuk jam i kënaqur dhe kërkoj ndih­mën e këtij Komi­sioni dhe të Kuven­dit që kjo të ndrysho­jë. Insti­tu­cioni më prob­lematik që refu­zon të zba­to­jë reko­mandimet tona është Agjen­cia Shtetërore e Kadas­trës. Ndërko­hë, nga pushteti lokal, bashkia Për­ren­jas dhe ajo e Tiranës janë më pak bashkëpunuese”, tha dje ndër të tjera z. Sha­bani.

KLSH godet Gox­ho­bellin

Por ndërko­hë që Bruk­seli zyr­tar ka ven­do­sur si kusht thel­bë­sor për inte­grim­in e Shqipërinë në Bashki­mi Europi­an rrit­jen e trans­parencës dhe luftë të ven­do­sur kundër kor­rup­sion­it në çësht­jen e pron­ave, Agjen­cia Shtetërore e Kadas­trës, gjatë dy viteve të fun­dit që drej­to­het nga Lore­na Gox­ho­bel­li, është shndër­ru­ar në një insti­tu­cion-bunker. Kryetari i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben She­hu, gjatë një rapor­ti­mi të zhvil­lu­ar në Komi­sion­in Par­la­men­tar të Ekonomisë, kërkoi ndërhyr­jen urgjente të Kuven­dit të Shqipërisë që të kri­jo­jë aksesin për të kry­er kon­troll pranë Agjen­cisë së Kadas­trës. Ai deklaroi se “KLSH nuk ka asnjë lloj aksesi me ASHK dhe nuk mund të shtro­het aspak për disku­tim mar­rëd­hëni­et ndërin­sti­tu­cionale”.

Duke riku­j­tu­ar se “regjistri­mi i pron­ave duhet të ketë trans­parencë të plotë dhe çdo qyte­tari duhet t’i vihet në dis­pozi­cion çdo infor­ma­cion i deta­juar”, She­hu thek­soi se “nuk kemi arrit­ur të mar­rim akses as min­i­mal në të dhë­nat e këtij insti­tu­cioni”. Kreu i Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit kërkoi sër­ish ndërhyr­jen e Par­la­men­tit për të sjel­lë sit­u­atën në shi­nat e nor­malitetit, pasi prej gati dy vitesh Agjen­cia Shtetërore e Kadas­trës ka bllokuar çdo lloj komu­niki­mi dhe bashkëpuni­mi me insti­tu­cionin më të lartë kushtetues të Auditim­it në Shqipëri.

“Prob­lemati­ka e pronës në Shqipëri ka një rëndësi thel­bë­sore dhe KLSH-ja ka kry­er të gjitha veprimet për pro­cese audituese të plota, por është hasur në këtë lloj pengese prej një kohe të gjatë. Do të ishte e vlef­shme qe të na mbësht­es­ni në real­iz­imin e këtyre pro­ce­seve”, iu drej­tu­ar Arben She­hu deputetëve të të gjithë kaheve poli­tike në Komi­sion­in Par­la­men­tar të Ekonomisë.Kreu i KLSH-së deklaroi në seancën dëgji­more se janë bërë disa kallëz­ime për çësht­jet që lid­hen me Agjenc­inë e Kadas­trës. Megjithatë, për She­hun, zgjid­h­ja duhet të jetë shumë e gjerë se sa rastet penale.“E thek­soj dhe njëherë rëndës­inë thel­bë­sore që ka mon­i­tori­mi i punës në drej­timin e regjistrimeve,  duke fil­lu­ar nga prona shtetërore, e cila nëse mbetet e paregjistru­ar është në një niv­el risku shumë të lartë. Por edhe prona pri­vate të secilit nga qyte­tarët, kon­form detyrimeve ligjore duhet të kenë pro­cese të rreg­ull­ta të regjistrim­it, dhe qyte­tarët të kenë akses dhe infor­ma­cion se çfarë bëhet me pronat pri­vate”, deklaroi kryekon­trol­lori shtetëror, She­hu.

Sit­u­a­ta bllokuese, sipas asaj që u disku­tua në Komi­sion­in e Ekonomisë, po zhvil­lo­het prej mëse dy vjetësh, peri­ud­hë kohore që përkon me drej­timin e Agjen­cisë Shtetërore të Kadas­trës nga Lore­na Gox­ho­bel­li. Përg­jatë kësaj peri­ud­hë, janë shtu­ar ndjeshëm prob­lematikat dhe akuzat pub­like, por jo vetëm, lid­hur me çësht­jet e pronë­sisë, sido­mos në zonat bregdetare. Gjatë kësaj peri­ud­he, vetëm në Kadas­trën e Vlorës janë ndër­ru­ar të pak­tën 10 tit­ullarë, të cilët jep­nin dorëhe­q­jen pasi qën­dronin vetëm pak ditë apo javë në detyrë. Aktu­al­isht, Tiranë, por edhe qytete të tjera, janë përf­shirë nga prote­s­tat qyte­tarë, të cilat në gjenezën e tyre kishin pikër­isht dyshimet mbi tjetër­simet krim­i­nale të pron­ave në bregdetin e Vlorës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading