news

‘Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes’, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85?

Min­istr­ja e Drejtë­sisë në Kosovë, Donika Gër­val­la këtë të enjte përmes një pos­ti­mi në “Face­book” ka njof­tu­ar se kanë depoz­i­tu­ar një kallëz­im penal ndaj min­istres serbe Snezhana Paunoviç. Gër­val­la ndër të tjera thek­son se Koso­va nuk hes­ht para gjuhës së urre­jt­jes dhe thirrjes e nxit­jes për përçar­je.

Ndër të tjera ajo shton se ka kërkuar nga Zyra e Krye­prokuror­it të Shtetit që të ndër­mar­rë të gjitha veprimet het­i­more dhe të pro­ce­do­jë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për dën­imin e min­istres serbe nga Gjyka­ta kom­pe­tente.

“Sot kam deponuar Kallëz­imin Penal ndaj Snezhana Paunoviq. Repub­li­ka e Kosovës nuk hes­ht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urre­jt­jes, thirrjes e nxit­jes për përçar­je dhe mos­durim­it.

Nuk ka hapësirë për glo­ri­fikimin e spastrim­it etnik, rel­a­tiviz­imin e gjeno­cid­it e krimeve mon­struoze serbe dhe përhap­jen e nar­ra­ti­vave që syn­o­jnë cen­imin e paqes, sig­urisë dhe bashkë­jetesës ndëret­nike si dhe nxit­jen e urre­jt­jes.

Deklaratat pub­like që syn­o­jnë të jus­ti­fiko­jnë spastrim­in etnik dhe dëbimin e një pop­ul­li nuk mund të tra­j­to­hen si retorikë e zakon­shme poli­tike. Ato mba­jnë paso­ja të rën­da his­torike, juridike e njerë­zore.

Më 12 kor­rik 2026, gjatë një inter­viste të dhënë për emi­sion­in “Neis­prićano” (shqip: E pathënë), në kuadër të medias serbe “Kurir” e trans­me­t­u­ar edhe në kanalin Youtube, e dyshuara, në cilës­inë e min­istres në Qev­er­inë e Ser­bisë, ndër të tjera ka deklaru­ar: “Po të isha unë Sllo­bo­dan Mil­lo­she­viçi, do ta kisha bërë spastrim­in etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Tut­je min­istr­ja serbe, trashëgimtare e den­jë e Mil­lo­she­viçit, vazh­don nar­ra­tiv­en e papranueshme, e cila është e dënueshme nga secili rreg­ull ven­dor dhe ndërkom­bë­tar.

Për këtë arsye, në cilës­inë e Min­istres së Drejtë­sisë kërko­va nga Zyra e Krye­prokuror­it të Shtetit që, në kuadër të kom­pe­ten­cave ligjore, të ndër­mar­rë të gjitha veprimet het­i­more dhe të pro­ce­do­jë tut­je me aktakuzë dhe kërkesë për shqip­ti­min e dënim­it nga Gjyka­ta kom­pe­tente.

Ser­bia ende nuk ka kërkuar fal­je për krimet e kry­era ndaj pop­ul­lit tonë gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 10,000 civilë shqip­tarë hum­bën jetën, 1,565 per­sona ende fig­uro­jnë të zhdukur, afër një mil­ion qyte­tarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, bur­ra e fëmi­jë u përd­hunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatër­ru­an dhe u dëm­tu­an rëndë. Këto ishin paso­ja të një fushate sis­tem­atike të gjeno­cid­it e spastrim­it etnik të kry­er nga regji­mi serb në Kosovë, të shoqëru­ar me vras­je, dëbime, dhunë sek­suale dhe tra­j­tim çnjerë­zor.

Në një Repub­likë demokratike si Koso­va, përgjigj­ja ndaj gjuhës së urre­jt­jes dhe nxit­jes së përçar­jes është sundi­mi i ligjit. Insti­tu­cionet e Repub­likës së Kosovës kanë përgjegjës­inë kushtetuese dhe detyrim­in moral për të mbro­j­tur rendin kushtetues, din­jitetin e çdo qyte­tari të saj dhe vler­at themelore mbi të cilat është ndër­tu­ar shteti ynë: lir­inë, demokrac­inë, paqen dhe respek­timin e të drej­tave të njeri­ut”, shkru­an ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading