news

Nuk u arkëtuan 69 milionë lekë të pensioneve, në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e Postës në Durrës

Tre zyrtare të fil­ialit të Postës Shqiptare në Dur­rës kanë rënë në pran­gat e poli­cisë, pasi dyshohen se kanë përvetë­suar 69 mil­ionë lekë të rinj të des­tin­uar për shpërn­dar­jen e pen­sion­eve dhe ndih­mave sociale.

Në kuadër të opera­cionit policor të kod­uar “Fil­iali”, u arrestu­an drej­tore­sha e fil­ialit, Elis­a­be­ta Mataj, she­f­ja e financës Val­bona Hoti Duni dhe arkë­tar­ja Pao­la Dana, ndër­sa hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të skemës dhe iden­ti­fikimin e per­son­ave të tjerë të përfshirë.Njoftimi:Policia e Shtetit­Fi­nal­i­zo­het opera­cioni policor i kod­uar “Fil­iali”, i zhvil­lu­ar nga Drej­to­ria për Het­imin e Krim­it Ekonomik dhe Finan­ciar në Depar­ta­mentin e Poli­cisë Krim­i­nale, në bashkëpunim me DVP Dur­rës dhe Prokuror­inë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Dur­rës.

Nuk arkë­tu­an në arkën e degëve Shi­jak dhe Kru­jë, shumën 69 mil­ionë lekë të rinj, të des­tin­uar për shpërn­dar­jen e pen­sion­eve dhe ndih­mave sociale, vihen në pran­ga drej­tore­sha, she­f­ja e financës dhe arkë­tar­ja e fil­ialit të Postës Shqiptare, Dur­rës.

Në vijim të opera­cion­eve për godit­jen e krimeve ekonomike dhe finan­cia­re, Sek­tori për Het­imin e Kor­rup­sion­it në Drej­tor­inë për Het­imin e Krim­it Ekonomik dhe Finan­ciar, në Depar­ta­mentin e Poli­cisë Krim­i­nale, në bashkëpunim me DVP Dur­rës dhe në drej­timin e Prokuror­isë së Dur­rësit, final­i­zoi opera­cionin policor të kod­uar “Fil­iali”.

Në kuadër të opera­cionit u ndalu­an shtetaset:-E. M., 41 vjeçe, banuese në Dur­rës, me detyrë drej­tore­shë e fil­ialit të Postës Shqiptare Dur­rës;

-V. D., 59 vjeçe, banuese në Dur­rës, me detyrë shefe e financës në fil­ialin e Postës Shqiptare Dur­rës;

-P. D., 39 vjeçe, banuese në Dur­rës, me detyrë arkëtare/llogaritare në fil­ialin e Postës Shqiptare Dur­rës.

Ndal­i­mi i tyre u bë në funk­sion të pro­cedim­it penal të regjistru­ar nga Prokuro­r­ia, për veprat “Shpër­dori­mi i detyrës” dhe “Vjed­h­ja duke shpër­doru­ar detyrën”, të kry­era në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se, gjatë mua­jve prill dhe maj 2026, këto shte­tase kanë përvetë­suar shumën 69 mil­ionë lekë të rinj, e cila ishte plan­i­fikuar të arkë­to­hej nga fil­iali i Postës Shqiptare Dur­rës, për degët Shi­jak dhe Kru­jë, me qël­lim shpërn­dar­jen e pen­sion­eve dhe ndih­mave sociale për qyte­tarët e këtyre zon­ave.

Hetimet vijo­jnë për iden­ti­fikimin dhe nxjer­rjen për­para përgjegjë­sisë ligjore, të shte­tasve të tjerë që mund të jenë përf­shirë në këtë veprim­tari krim­i­nale.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Dur­rës, për veprime të mëte­jshme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading