news

“Përdorni mbikalimet, për sigurinë tuaj”/ Policia e Fierit me ‘dorë të hekurt’, gjobit me 10 mijë lekë këmbësorët

Në funk­sion të paran­dalim­it të aksi­den­teve rru­gore, si dhe rrit­jes së para­me­trave të sig­urisë në rrugë, Poli­cia Rru­gore Fier ka vijuar kon­trol­lin dhe mon­i­torim­in e akseve rru­gore nëpër­m­jet për­dorim­it të teknologjisë, krye­sisht për sjell­jen e këm­bë­sorëve në rrugët interur­bane krye­sore, në raport me nor­mat e sjell­jes për këtë kat­e­gori për­dorue­sish të rrugës.

Kon­trol­let kanë si qël­lim jo vetëm paran­dal­im­in e aksi­den­teve rru­gore, por edhe sen­si­bi­liz­imin e këm­bë­sorëve për rëndës­inë jetike që ka për­dori­mi i nënkalimeve dhe mbikalimeve në këto kat­e­gori rrugësh, të cilat, për shkak të karak­ter­is­tikave teknike dhe shpe­jtë­sisë së lejuar, në rast aksi­den­tesh rru­gore, mund të jenë fatale për jetën dhe shën­detin e këm­bë­sorëve.

Poli­cia Rru­gore Fier do të vijo­jë kon­trol­let dhe ven­dos­jen e masave admin­is­tra­tive ndaj të gjithë këm­bë­sorëve që nuk respek­to­jnë rreg­ul­lat e qarkul­lim­it rru­gor dhe apelon për më shumë kujdes nga këm­bë­sorët, si dhe t’i për­dorin mbikalimet dhe vend­kalimet e dedikuara për kalim­in e rrugës. Disa sekon­da të kursy­era nuk vle­jnë sa jeta dhe sig­uria juaj.

Respek­ti­mi i rreg­ullave të qarkul­lim­it rru­gor është përgjegjësi e për­bashkët dhe kon­tribuon drejt­për­drejt në paran­dal­im­in e aksi­den­teve rru­gore.

Sig­uria në rrugë fil­lon nga secili prej nesh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading